Koha e ndalur në orën "8 e gjysmë"
26/03/2005 Alber Braushaj
Gjithçka ndodh në orën tetë e gjysmë. Koha e personazheve ka ndalur pikërisht në atë orë, jo se gjithçka ndodh në atë fraksion kohe, por, sepse sa herë ata duan të dinë sa është ora, akrepat tregojnë vazhdimisht 8 e 30 minuta. Por, ndoshta, edhe një situatë ku ora është zënë “peng”. Braushaj, një zë i ri në letërsinë tonë, vjen para lexuesve me një roman-dramë, pas disa krijimeve të mëparshme. Promovimi i librit të tij u bë në ambientet e librari “Bardha”, ku ishin të pranishëm miq, krijues dhe përfaqësues të medias. Braushaj, në këtë promovim dhe konferencë për shtyp, tha midis të tjerash se, “është e pamundur që në letërsi të imagjinosh gjithçka, ndoshta mund të harmonizohen gjërat, por më e rëndësishmja është se brenda në letërsi ndodhet jeta vetë. Pra, në këtë rast nuk ka një pikë referimi konkrete, e bazuar në perceptime personale. Përsa i përket strukturës, krijimi në fjalë është një roman dramatik, aspak klasik, i ndërtuar në bazë dialogjesh, kjo si një nevojë që ka shkrimtari në kërkim të një strukture personale, kështu që eksperimentet me strukturat janë të domosdoshme për të gjetur atë strukturë individuale, që e bën një shkrimtar të dallojë nga një tjetër”. Natyrisht, autori shprehu bindjen se gjetja e tij, nuk mund të konsiderohet si ajo finale, por ndjehet i kënaqur që përfundoi një punë dhe për më tepër që edhe në elementë sekondarë, si paraqitja grafike apo aspekte të tjerë, shtëpia botuese “Ombra GVG”, “ka treguar një kujdes tepër të veçantë”. Pas librit të parë me tregime të titulluar “Injoranca”, botuar në vitin ’98, pas një roman në vitin 2002, “Qyteti i shiut”, Braushaj vjen me këtë roman-dramë, duke ndryshuar në të tre rastet shtëpitë botuese. “Kjo lëvizje është një veprim që ndodh me shumë krijues, pasi lidhet me interesa të caktuara, si të shtëpive botuese apo edhe të tyret”, ka shpjeguar ai, duke shprehur besimin se marrëdhënia e tij me “Ombra GVG” ka bazamente të forta, për të vazhduar edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, presidenti i shtëpisë botuese, Gëzim Tafa, ka shprehur bindjen se ka patur dëshirë të riskojë, pasi “për aq kohë sa jetojmë në bashkësi, duhet ta kemi këtë ndjenjë apo tendencë, edhe për një fakt tjetër, pasi letërsia e ditëve tona nuk ka shumë ndryshim nga ajo paraardhëse. Kështu që po të donim të bënim një krahasim, ku letërsia shqiptare mund të përballet me vlera reale të letërsisë bashkëkohore, është e guximshme që e them, por fakti është ky, një nga shkrimtarët e rinj që nuk dua ta citoj, mund të ishte shprehur se ka letërsi të madhe ose të vogël, gjuhë të mëdha apo të vogla. Në fund të fundit është detyrë e botuesve që të sjellin këtë lloj letërsie për t’u përballur me gjuhët e tjera të botës, edhe pse riskojnë, edhe pse është aventurë, por edhe se është kënaqësi. Pra, edhe në rastin konkret, ky takim mund të ishte realizuar në 8 e 30, sepse do të plotësohej simbolika në gjithë qerfullin e saj, por edhe tani kam bindjen se ora është 8 e 30”.