ǒjanë dosjet kundra në Suedi
26/03/2005 Që shkrimtari Ismail Kadare është përndjekur mjaft, qysh nga koha që ka kandiduar për çmimin “Nobel”, në qarqet letrare nuk përbën tryezë të re debati. Porse deklarata zyrtare që ka bërë dje drejtori i Arkivave të Shtetit, Shaban Sinani, se në Suedi janë arkivuar dy dosje që dëshmojnë kundra Kadaresë, rihap një tjetër vatër debati, ose i afrohet asaj që është quajtur zonë e minuar. Për disa shkrimtarë, ky debat vjen më i komplikuar, pasi nuk kemi të bëjmë më me smira dhe zilira personale.
Drejtori i Arkivit, Sinani, e ka përqendruar vëmendjen te një komunitet tjetër, që ka të bëjë me diasporën shqiptare. Dhe me këtë pjesë dihen polemikat e forta që ka pasur Kadareja në fund të viteve ’80.
Kjo devijancë, pasi është kërkuar mjaft midis shkrimtarëve të këtushëm, se mos është shkruar ndonjë llaf kundra Kadaresë, është shpjeguar dhe me faktin që Arkivi Shqiptar nuk disponon asnjë material që të dëshmojë kundër Kadaresë. Dhe, pikërisht me destinacion Akademinë e Nobelit.
Ish-drejtori i Arkivave, Luan Malltezi, ca i habitur, është shprehur dje për “Metropol” se nuk ka dijeni dhe se në Arkivin e Shtetit nuk ka ekzistuar asnjë dokument që të përbëjë dosje kundra Kadaresë.
Ndërsa drejt Suedisë informacioni i lëshuar dje, zyrtarisht, bënte fjalë për letrat që shqiptarët kanë bërë çdo vit, të cilat nuk disponohen nga Arkivi i Shtetit shqiptar, sigurisht.
Deklaratat e Sinanit kanë qenë të drejtpërdrejta, se dosjet dashakeqe ndaj shkrimtarit, që kandidon prej 15 vitesh për çmimin “Nobel”, janë nënshkruar nga emra të njohur të letrave shqipe, që kanë jetuar në diasporë. Por, realisht, nuk thuhet asnjë emër, madje, një prej redaktorëve të librit “Një dosje për Kadarenë”, thotë se letrat janë anonime, me nënshkrimin se janë shqiptarë.
Ndaj çfarëdolloj situate apo atmosfere, Akademia e Nobelit nuk vepron, shkaqet vetëm përfliten në rastet kur një shkrimtar i është afruar shumë çmimit. Ka një shembull kur një shkrimtar i njohur, i madh evropian “censurohet” nga e drejta e marrjes së “Nobelit”, vetëm për faktin se “dashakeqësit” kishin dorëzuar në Akademinë suedeze një foto, ku shkrimtari i jepte dorën diktatorit Pinoçet. Një arsye shumë e fuqishme kjo për skualifikim, që tregon se akademikët e Nobelit nuk reagojnë haptas, por të përjashtojnë pa zë.
Edhe nominimi i emrit të shkrimtarit tonë për çmimin “Nobel” ka ngjallur reaksione, që flitet se më të ashprat kanë qenë ndër njerëzit e letrave në diasporë. Kurse për realitetin e këtushëm, shkrimtari Sadik Bejko thotë se tek ne, çdo shkrimtar ka dosje, ku kanë hedhur një mijë e një të zezat për të tjerë, deri atje sa kanë kallëzuar njëri-tjetrin.
Ashtu si edhe Kadareja, Bejko beson bindshëm se deri tani janë zbuluar më të pafajshmit. Ato që janë më të rëndët kanë të bëjnë me dosjet e sigurimit.
Se ka anë më të errëta në dosjen e tij, e ka pohuar dhe vetë Kadareja, megjithëse në qarqet e afërta të tij thonë se ka qenë i kënaqur me publikimin e librit “Një dosje për Kadarenë”. Gjithsesi, tani është beteja e fundit për Nobelin, ku po hapet një vatër e re debati, që shkon përtej “disidencës” kadareiane në Shqipëri.