Kryebashkiaku Basha uron Romela Begajn

Zoti Basha ka zhvilluar një bisedë telefonikë me nënkampionen e Europës, Romela Begaj të cilën pasi uroi për rezultatin e arritur e ka garantuar për mbështetjen e tij dhe të Bashkisë së Tiranës për të vazhduar këtë rrugë të suksesit në kompeticione kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për shkak të kushteve jo të mira dhe vëmendjes së munguar vetëm pak ditë para kampionatit europian Romela donte të largohej. Kryebashkiaku Basha ndërhyri menjëherë. Ai kontaktoi personalisht me Romelën duke e kthyer në ekip dhe duke i akorduar asaj një pagesë si sportistët e tjerë.
Mirënjohja për këtë mbështetje të zotit Basha ka qenë e menjëhershme nga Romela. Nënkampionia e Europës në një mesazh dërguar zotit Basha ka ndarë me të gëzimin e nderimit të Shqipërisë dhe Bashkisë së Tiranës.