E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edvin Rama del nga kutia dhe zhytet tek zarfi i mafies?

24-12-2010 / Redaksionale

Socialistët i ka zënë një hall i madh. Sepse është e pamundur që Edvin Rama të takojë brenda dy ditëve si Presidentin e Republikës po ashtu dhe Prokuroren e Përgjithshme për shkak  të një problemi të tij personal. Më së paku ata janë në panik dhe gjatë këtyre 48 orëve e kanë shfaqur frikshëm.
Padyshim merr edhe forma misterioze kur ky takim vjen me kërkesë personale të Edvin Ramës, i cili si kryetar i PS-së ka përparësi të kuptueshme dhe për thagmë të madhe nuk është kauzën e hapjes së kutive siç mund të mendohet, por për hapjen e një zarfi, i cili kishte brenda të masterizuar një pjesë të historisë së tij para-politike. Kemi të bëjmë me një e kaluar aspak transparente të mbushur me plot të panjohura, fakte të pakundërshtueshme. CD-ja e masterizuar në kompjuterin e deputetit të Beratit brenda saj s’ka asgjë të panjohur. Të gjitha redaksitë e mediave i dinin me kohë këto “fakte” të pa provuara nga Prokuroria dhe as te shtjelluara nga drejtësia. Natyrisht të gjithë reporterët e kanë parë video ku maqedonasi “Daut Kadriovski është filmuar para një peme të zbukuruar të Vitit të Ri dhe intervistohet nga një vajzë e re. Në rrëfimin e tij, Kadriovski, i cili duket i liruar nga burgu, akuzon Edi Ramën dhe Erion Braçen se janë përfshirë në përdorim dhe në trafik droge, por jo vetëm kaq, por kanë marrë pjesë dhe në dy vrasje. Sipas tij, një grua që mban emrin Vera është vrarë nga këta dy persona në Tiranë, ndërsa viktima e dytë e dyshes Rama-Braçe sipas Kadriovskit është një mashkull, i cili është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë të një ndërtese në kryeqytetin maqedon, Shkup”.
Më një llaf është kjo arsyeja pse Edvin Rama dhe Erjon Braçe kërkuan mbrojtje një të pazakontë në kufi të ligjit, pasi ndjehen të frikësuar nga “ortakët” e dikurshëm që tani nuk janë aq miqësorë sa më parë.
Kuptohet vetiu se Ramën e ka mbërthyer  frika. Po pse ka frikë Rama kur thotë se nuk ka lidhje me këto trafiqe? Është e trishtueshme për një vend që pret të integrohet plotësisht në Europë të dëgjojë se lideri i opozitës shqiptare po mbrohet me mish dhe me thonj të paprerë tek Presidenti apo/dhe Prokurorja e Përgjithshme se nuk ka bërë asgjë çfarë thuhet në këtë CD. Askush s’kupton se përse emri i Ramës ose i Braçes gjendet në defterët e zinj të mafies ballkanike. Një njeri i thjeshtë se di çfarë lidhje ka Edvin Rama ose Erion Braçe me Aldo Baren apo Enver Dondollakut, pasi emrat e tyre lakohen shpesh ne dosjen “Bizhu 2” të Anti-Mafias italiane. Një njeri i thjeshtë, që voton edhe majtas nuk ka lexuar kurrë këtë dosje. Pak veta dinë se materiali është tejet voluminoz prej 430 faqesh, i është sekretuar Interpolit shqiptar me fakte që kanë qindra përgjime të telefonatave te bëra mes kreut te organizatës dhe pjesëtareve të saj. Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo dhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh të PS-së e funksionarësh të lartë shtetërorë të viteve 1998-2005.
Mirëpo cilat janë lidhjet e Arta Dades me organizatën terroriste “Hakmarrja për drejtësi”? Pse djali i deputetet Dade i dërgon koli postare krerëve të organizatës terroriste? Janë të faktuara me foto afria e djalit të Dades me terroristët. Janë të faktuara nga regjistrimet e policisë italiane sesi projektoheshin tenderët për rrugët dhe plehrat që ato të fitoheshin nga banda e Lushnjës. Mjerisht Partia Socialiste dhe kësisoj opozita shqiptare trafikohet mediatikisht nga politikanë që kanë lidhje shpirtërore apo/dhe miqësore me eksponentë të malavitës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›