E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijojnë mashtrimet me Lotarinë Amerikane

Ambasada: Fituesit dalin nga data 15 korrik 2011

Vijojnë mashtrimet për Lotarinë Amerikane, ndërkohë që Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur pak ditë më parë pezullimin e procesit të përzgjedhjes së fituesve, për të rifilluar më 15 korrik. Por, me gjithë këtë fakt, janë të shumta adresat mashtruese të internetit, të cilat në mënyrë të paligjshme dërgojnë e-mail-e në postat elektronike që ju njoftojnë se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane është fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi. Në këtë rast, sipas Ambasadës Amerikane, ju jeni viktimë e një mashtrimi, pasi Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, Ambasadës sonë, apo ndonjë Ambasade tjetër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union. Ndërkohë, sipas njoftimit të nxjerrë nga Ambasada Amerikane më 13 maj, rezultatet e procesit tё përzgjedhjes pёr Vizat e Shumёllojshmёrisё 2012 (DV-2012) janё anuluar në mbarë botën. “Rezultatet e shpallura mё parё nё faqen e internetit tё Kontrollit tё Statusit tё Aplikimit (Entry Status Check - ESC) tё Departamentit tё Shtetit, dvlottery.state.gov, janё shpallur gabim dhe tani janё tё pavlefshme. Rezultatet ishin jo tё vlefshme, sepse ato nuk prezantonin njё pёrzgjedhje tё drejtё dhe tё rastёsishme tё aplikuesve, siç kёrkohet nga ligji Amerikan. Kjo nёnkupton qё ne kemi shfuqizuar tё gjitha njoftimet qё informonin aplikuesit se ata ishin pёrzgjedhur pёr shqyrtim tё mёtejshёm nё programin DV-2012; nёse ju keni marrё njё njoftim tё tillё nёpёrmjet ESC-sё nё dvlottery.state.gov, ai njoftim nuk ёshtё mё i vlefshёm. Njё process i ri i pёrzgjedhjes sё rastёsishme do tё kryhet bazuar nё aplikimet tuaja fillestare pёr programin DV-2012. Nёse ju keni dorёzuar njё aplikim tё suksesshёm nga data 5 tetor 2010 deri mё 3 nёntor 2010, ju nuk keni nevojё tё aplikoni pёrsёri. Aplikimi juaj do tё pёrfshihet nё pёrzgjedhjen e re tё rastёsishme. Numri juaj i konfirmimit, i cili kёrkohet pёr tё pёrcaktuar statusin e hyrjes suaj, mbetet i njёjtё. Ne nuk pranojmё aplikime tё reja pёr programin DV-2012. Ne shpresojmё qё rezultatet e procesit tё ri tё pёrzgjedhjes sё rastёsishme tё mundёsohen nga data 15 Korrik 2011 nёpёrmjet funksionit tё ESC-sё nё dvlottery.state.gov”, - shkruhet në njoftim. Vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikantët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›