E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon falja e detyrimeve, mbi 10 mijë tatimpagues kanë përfituar nga fshirja e borxheve

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton vijimin e procesit të faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, në kuadër të zbatimit të ligjit përkatës.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani 10 881 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja/shuarja automatike e rreth 4,8 milionë euro detyrimesh tatimore, ndërsa 6 475 tatimpagues janë çregjistruar automatikisht në përputhje me parashikimet ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se 30 qershor 2026 është afati i fundit për pagesën me një këst të vetëm të 50% të detyrimit kryesor (principalit) për periudhën 2015-2019. Përmbushja e këtij kushti sjell përfitimin e fshirjes së pjesës së mbetur të principalit, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

DPT u bën thirrje tatimpaguesve të përfitojnë brenda afatit të përcaktuar ligjor.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›