Vijon festivali i aktrimit “Apolon 2011”
Si pjese e Festivalit Ndërkombëtar te Aktrimit “Apolon 2011”, shfaqja ka sjelle performancen e te njohurës Hajrie Rondo, mes aktoreve te tjera te reja. Pjesëmarrja e te rinjve ne këtë event, është ajo çka artistet kane nxjerre ne pah për edicionin e dhjete festivalit te aktrimit. Festivali Apolon, mbyll siparin mbrëmjen e te dielës me teatrin rumun. “Uji i Havelit” nga Matei Viniec është pjesa qe do te vendoset ne teatrin e lashte te Apolonisë, ku me pas do te zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes se çmimeve.