E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Zgjidhni çështjen e emrit

“Jam i bindur se tani ka kushte për marrëveshje për kontestin e emrit dhe ato janë më të mira se kurdoherë tjetër. Realiteti politik është se BE nuk duhet ta mbaje me vete gjate këtë problem, por ta zgjidhe sa me shpejt,” ka theksuar Fyle. Pas takimit me Gruevskin, zyrtari i larte i KE-së, ka marre pjese ne nje konference per marrëveshjen e Ohrit, organizuar me rastin e 10-vjetorit te nënshkrimit te saj. Ndërkohë, ne Ohër ka mbërritur këtë te hëne edhe një delegacion i akademisë se shkencave te Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Gudar Beqiraj. Sipas mediave ne Maqedoni, pritet qe ne qendër te një takimi mes akademikeve shqiptare dhe atyre maqedonas do te jete enciklopedia e re qe do te realizohen ne vendin fqinj, pas debatit te hapur me një botim qe i cilësonte shqiptaret endacake te ardhur ne shekullin e 17-të dhe përmbante fyerje te tjera për disa figura shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›