Pronat e Fazlliç, Prokuroria apelon lirimin e tyre
13/01/2009 Akuza e kryeqytetit i drejtohet Apelit të Tiranës
TIRANE- Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Apelit, për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila shfuqizoi vendimin e sekuestrove ndaj pronave të biznesmenit boshnjak, Damir Fazlliç. Mësohet se ankimimi është dorëzuar në Gjykatën e Apelit, gjatë javës së kaluar. Sipas këtij ankimimi prokurorët e çështjes e kanë cilësuar vendimin e gjyqtarit Artan Brozi të marrë në 31 dhjetor 2008, si të paargumentuar dhe që ka cenuar edhe çështjen në themel, pasi në vendim gjyqtari është shprehur që edhe hetimi ndaj Fazlliç është i paligjshëm. Ndërkohë që paralelisht me betejën për pronat, organi i akuzës kryeqytetase po vazhdon hetimet ndaj biznesmenit boshnjak, ku mbi supet e të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Aktualisht grupi i hetimit është në pritje të përgjigjeve të letër-porosive të dërguara autoritete qipriote, boshnjake dhe britanike, mbi aktivitete e Damir Fazlliç në këto vende. Për zbardhjen e akuzës së pastrimit të parave prokurorët e pranë njësisë hetimore Task-Forcë, kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin në zyrën e Regjistrimit të Bizneseve dhe në Drejtorinë e Tatim-Taksave në kryeqytet. Veç të tjerash organi i akuzës ka filluar të zbardhë detaje mbi skemën e shitjes së firmës “Grown Acqiusitions” nga boshnjaku Damir Fazlliç tek firma qipriote “Altaria Research LTD”. Gjithashtu specialistët e organit të akuzës kryeqytetase shprehen se po hetojnë edhe arsyen se pse firma qipriote e sipërcituar e ka blerë firmën e Fazlliç për 1 milion e 700 mijë euro, kur kjo e fundit kishte dy vjet në Shqipëri që nuk ushtronte asnjë aktivitet.