Vijon tragjedia në Shkodër, vdes edhe djali 22-vjeçar
Jurgen Marku, 22-vjeçari që u qëlluar të enjten në Shkodër, së bashku me të atin, Frederik Marku, nuk ka mundur dot që të mbijetojë, duke ndërruar jetë ditën e sotme.
22-vjeçari ishte shtruar në spital pas plagëve të marra, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ia ka dalë dot.
Ai u qëllua në një atentat mafioz, bashkë me të jatin, i cili humbi menjëherë jetën, vetëm pak pasi kishin dalë nga rajoni i policisë, ku kishin bërë denoncim për kërcënime ndaj tyre.
Vrasësit nuk u mjaftuan me kaq, por mëngjesin e sotëm, kanë djegur edhe shtëpinë e tyre të pushimit në theth dhe një makinë që ndodhej e parkuar aty.