Kuzhe: Tani jam tifoz i zjarrtë i Kosovës
PRISHTINE- Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe ka qenë tepër i emocionuar pas ndeshjes së djeshme në stadiumin e Prishtinës. Tekniku kroat ka pranuar se kjo ndeshje u bë serioze në momente të caktuara, ndërsa vlerësoi sidomos futbollistët e Kosovës për grintën e treguar në fushën e lojës. “Për mua kjo ndeshje ishte shumë emocionale, - deklaroi ai. – Dikur kam ardhur këtu për të fituar, ndërsa sot për të festuar dhe ky është një ndryshim i madh”, u shpreh ai. i pyetur se cilët nga futbollistët kosovarë i pëlqyen më shumë nga kjo ndeshje, trajneri i kombëtares vlerësoi sidomos Fisnik Papuçin, i cili ka luajtur në të shkuarën me Elbasanin në kampionatin shqiptar, si edhe Anel Raskajn, një talent që luan në Suedi dhe që kosovarët e vlerësojnë si një ndër futbollistët më premtues për të ardhmen. “Më pëlqyen sidomos numri 5 (Papuçi) dhe 8 (Raskaj), - tha Kuzhe. – Pashë që lëviznin shumë mirë në fushë dhe kishin një teknikë të lartë. Premtoj që në të ardhmen do t’I kem nën vëzhgim edhe për kombëtaren A”, u shpreh tekniku kuqezi.
Një temë e veçantë për trajnerin kroat ishte atmosfera e krijuar në stadiumin kosovar. “Mund t’ju them se tani e tutje, do të jem një tifoz i zjarrtë i Kosovës. Më pëlqeu shumë atmosfera këtu, ishte diçka vërtetë emocionuese. Kur ju të jeni në FIFA dhe të keni kombëtaren tuaj, do të jem tifoz juaji”, tha ai i pyetur nga gazetarët kosovarë.
Në lidhje me ndeshjen e djeshme, trajneri vlerësoi se në momente të caktuara ajo u bë shumë serioze. “Më shumë sesa ndeshje stërvitore, kjo ishte një ndeshje festive dhe besoj se të gjithë ata që ishin në stadium u kënaqën”, deklaroi tekniku kuqezi. Pas konferencës për shtyp, delegacioni shqiptar dhe ekipi kombëtar janë drejtuar menjëherë për në aeroportin e Prishtinës. Një ndeshje miqësore në Kosovë tashmë është kthyer në një traditë për futbollin shqiptar, teksa një vit më parë në Prishtinë ishte skuadra kampione në fuqi, Dinamo.
Ndihmësi i Kuzhe, batuta me Fadil Vokrrin
Ndihmësi i trajnerit të kombëtares Josip Kuzhe, Xhemal Mustedanagiç, ka dhuruar një moment të veçantë në çastin që ekipi kombëtar zbriti në aeroportin e Prishtinës. “Fadil Vokrri, great player of Partizan Belgrade” (Fadil Vokrri, lojtar i madh i Partizanit të Beogradit)”, tha ai, duke njohur kreun e Federatës Kosovare të Futbollit. Vokrri ka qenë një ndër sulmuesit më të mëdhenj të skuadrës së kryeqytetit serb, një prej më të njohurave në ish-Jugosllavi.
NDERIMI
Delegacioni shqiptar, vizitë në shtëpinë e Adem Jasharit
Me të mbërritur në Prishtinë, vizita e parë e delegacionit shqiptar ishte në shtëpinë dhe varrin e ish-komandantit legjendar të UçK-së Adem Jashari në Prekaz. Ekipi kombëtar iu drejtua direkt hotel Grandit në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër, zyrtarë e gazetarë, shkuan të shihnin nga afër vendin ku u zhvillua një nga betejat më të zjarrta, gjatë mësymjes serbe të dative 5, 6 dhe 7 mars 1999. Presidenti i Federatës Duka dhe ministri i sporteve Xhaferri vendosën kurora me lule në varrin e heroit kosovar, ndërsa më pas, të gjithë vizituan shtëpinë e familjes Jashari, nga më të goditurat gjatë kohës së konfliktit me Serbinë. Adem Jashari u vra në fillim të muajit mars, bashkë me 56 anëtarë të fisit të tij.
NE PRESIDENCE
Duka i dhuron Sejdiut fanelën me numrin 10
Pas vizitës në shtëpinë dhe varrin e Adem Jasharit, delegacioni shqiptar u prit në Presidencë nga Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Në këtë takim merrnin pjesë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, ministri i sporteve Xhaferri dhe këshilltari për sportet Indrit Fortuzi. Kreu i FSHF-së Armand Duka i dhuroi presidentit Sejdiu një fanelë me numrin 10, ndërsa kreu i shtetit kosovar ka falënderuar drejtuesit e sportit në Shqipëri për ndeshjen.
(e.n/BalkanWeb)