Viktor Hygo dhe sozia e zezë
Gjithçka e ka origjinën nga
errësira gati e plotë e një lëndë
gëluese, një muzg i gjatë
miazme që del nga "Rrënimi
i Shtëpisë Asher" që të bën t‘i çosh sytë
në disa figura që shfaqen me fraksione,
figura të thërrmuara nga mëngjeset
e vrenjtura, një natë e një shpirti që
gjeneron pamje të cilat nuk kuptohen
mirë nëse janë njerëzore, kafshërore apo
fantazma në fazën e zhdukjes për t‘u rikthyer
në një llum parak të paformë: prej
kësaj errësire të ndriçuar nga vetëtimat
e skëterrës lindin vizatimet vizionare
të Viktor Hygosë. Po ku i ka parë vallë
këto peizazhe Hugo? Në çfarë mënyre ka
zbritur aq thellë për të gjetur të zezën e
dendur dhe kafen e ndryshkur, të cilat i
ka shpalosur në fletat e tij? Hugo pak a
shumë vizatonte në pushimet ndërmjet
një strofe dhe tjetrës, sikur kërkonte
një çlirim nga lodhja matematikore që
i jepnin ato mijëra rima që ka krijuar ai
ndër vite.
Hygo nuk vizatonte në asnjë mënyrë
klasike. I hidhte bojërat mbi fletë dhe
pastaj i shpërndante si valë, shenja,
vorbulla: përdorte penela të prishur,
të cilët linin pika boje, gërvishtje dhe
shenja të rastësishme, si një improvizues
që krijon një varietet njollash dhe
droçkash boje. Bojërat i shuante me
ujë, por nuk vizatonte duke i dendur
me pluhur, me hi ose vaj sfondet kafe: si
relike të lëna në faqen plotë bojë. Hidhte
bojë në një copë letër, e paloste dhe
pastaj e hapte prapë për të parë format
tinëzare që mund të krijoheshin. Linte
shenja gishtërinjsh, gërvishte letrën,
vinte sipër tyre objekte të rënda për të
krijuar presion shtypës: dhe nga gjestet e
përgjumura të një fëmije rilindur brenda
trupit të një burri, krijoheshin kështjella
të rrënuara, karikatura, forma njerëzore,
pulla të errëta djallëzore në forma satirike,
skelete kafshësh prehistorike dhe e
famshmja "Le pendu", ku shfaqet varja e
Xhon Braun, njeriu që donte të zhdukte
fenomenin e skllavërisë për njerëzit me
ngjyrë në Amerikë, u bë imazhi i fryrë
dhe i shpërbërë i një lapsi metafizik.
Jo nuk ishin lojëra vizatimet e zotit
Hugo, madje e kundërta: në "Art magique"
Breton kishte të drejtë teksa deklaronte
se ato ishin superiore krahasuar
me veprat e Blake, Fusili dhe Redon.
Vizionarët më të mëdhenj lindën
gjatë viteve më të vështira, vite në të
cilat Hygo u dëbua nga Franca dhe u
strehua në arkipelagun e "Manche" dhe
më pas në Guernesei. Hygo arratisej nga
grushti i shtetit me të cilin Napoleoni III
kishte vënë një gur sipër revolucionit të
vitit 1848, arratisej nga ai i 2 dhjetorit
të vitit 1851 që e ndrydhi Francën në
një demokraci plebishitare, e cila do
të ishte diktatura e parë mediatike e
Perëndimit. Ajo diktaturë që syrgjynosi
Baudelaire, anarkistin ateist, Proudhon,
dhe socialistin e krishterë, Lerouks. Dhe
që Baudelaire u shpreh pikërisht kështu:
"Lavdia e madhe e Napoleonit III do
të ketë qenë ajo e të provuarit se, i pari
që vjen, duke zotuar shtypin kombëtar,
mund të qeverisë një komb të madh. Të
metë janë ata që mendojnë se gjëra të
tilla mund të realizohen pa vullnetin e
popullit...". Gjithashtu, Hygo në mërgim
e ngacmonte Napoleonin me satira të
ndryshme, merrte letra nga Maxini dhe
nga revolucionarë të të gjithë Evropës.
Refuzonte të fliste përpara flamujve të
kuq të socialistëve, por më pas mirëpriste
të mërguar dhe formonte lidhje
vëllazërore dhe si një mbret i letërsisë e
mjeshtër i reklamës ai vazhdonte jetën e
tij të shumëfishtë. Kush mund ta arrinte
ritmin e tij? Por edhe në mërgim Hygo
vazhdoi të mbante dy gra: Madam Hygo,
vajza të cilën e njihte që në fëmijëri dhe
që e kishte bashkëshorte dhe Xhuliet
Drouet, dashnorja. Në Xhersi bënte fotografi
nëpër shkëmbinj si një profet dhe
në Guernesei drejtoi punët që i dhanë
jetë shtëpisë "Hautville": një zhurmë
e përzierë me zbrazësinë e një bordelloje
dhe një ashpërsi me stil romantik,
me menhire guri të prerë bukur, një
labirint gjenial me korridore mesjetare
dhe sallone me stil rokoko, harqe gotike
dhe relike detare. Shtëpia kulmonte në
një peizazh në të cilin Hygo thoshte se
shkruante duke dëgjuar oqeanin. Por
këtij "hani" nuk do t‘i mungonte asgjë:
në vitin 1853 erdhi në Xhersi, Delfin
de Xhirardin, një medium dhe filluan
të zhvillonin takimet shpirtërore duke
marrë mesazhe nga bota e përtejme.
Gjatë këtyre takimeve, shkrimtari vizatoi
hije ektoplazmatike, ku njollat shtriheshin
në radiografi shpirtrash, vizitorë të
shëndoshë të errësirave dhe fiksimet e të
dënuarve me vdekje zotuan penën e tij:
ndoshta nga bota e përtejme ktheheshin
për ta torturuar të pushkatuarit dhe të
varurit e gjeneralit Kavainjak në qershorin
e vitit 1848, atëherë kur konservatori
Hygo qëndroi i heshtur? Këto goditje që
vinin nga bota tjetër filluan ta bënin për
vete shkrimtarin dhe takimet vazhduan
deri në një pasdite të tetorit 1855, kur i
dënuari me proskripcion, Xhules Aliks
u çmend dhe tavolinat spirituale u lanë
mënjanë. Por vitin që do të vijojë edhe
vajza e shkrimtarit, Adel Hygo, filloi të
shfaqte shenja çmendurie. Po kush ishte
Viktor Hygo? Ndoshta kishte të drejtë
Baudelaire kur shkruante se Hygo ishte
prova që "një njeri i madh mund të jetë
një i marrë". Por në "Salon du 1859" Baudelaire
diti si të vlerësonte "imagjinatën
fantastike" që mbizotëronte në vizatimet
e Hygo dhe duke folur për vargjet e poetit
Guernesei, e përshkroi magjishëm artin
e zi të Hygosë: "Ndjenjat e tij të holla
thërrasin thellësitë; ai e sheh misterin
kudo. Ai na paraqet të gjitha turbullirat,
rrënimet, ato imazhe të stuhishme që
i sjell me shpejtësinë e një kaosi dhe
ato përsëritje të shpeshta, të gjitha të
destinuara për të shprehur errësira të
dendura ose fizionominë enigmatike të
vetë misterit. Gjeniu që ka shpalosur në
çdo kohë pikturën e të gjithë "monstruozitetit"
që zhvillon njeriun është vërtet i
mrekullueshëm...". Shkretëtirat tinëzare
dhe baticat e mbretërisë së të vdekurve
në vizatimet vizionare, ishin ndërhyrjet
e tjetrit, të të dyfishtit, të Sozisë: një Sozi
e Zezë që Hugo kishte parë të shfaqej
pas shpatullave të tij që kur ishte i vogël.
Mos vallë ishte sozia për të cilën i kishte
folur shkrimtarit nëntëmbëdhjetëvjeçar,
ndërsa nëna e tij ishte duke vdekur, faqet
e egra të "Han d‘Islande"? Dhe që Sozia e
Zezë një vit më pas i shkaktoi çmendurinë
vëllait të tij, Eugjen? Dhe që kjo sozi
që vinte nga errësira nuk ishte shfaqur
përsëri kur vogëlushi Leopold-Viktor,
fëmija i parë i Viktorit dhe Adelës, vdiq i
sapolindur? Dhe që bisha nuk kishte dalë
akoma nga ujërat në të cilat ishte mbytur
Leopolidi, vajza nëntëmbëdhjetëvjeçare
e Hygosë? Pra kështu, zanatçiun e vargjeve,
e mundonin të çmendurit, të vdekurit
dhe përbindëshat. Ngjallnin tek ai dëshira
dhe ëndrra të reja dhe ai i shpaloste ato
në letër, por jo duke shkruar, por duke
vizatuar në një mënyrë të shpërqendruar
dhe krejt spontane.
Hygo i mbijetoi vdekjes së gruas,
djemve Çarls dhe Francois-Viktor, vdekjes
së dashnores dhe kongjestionit cerebral.
Kush ishte Hygo? Një muaj përpara se të
ndërronte jetë, në moshën tetëdhjetetetëvjeçare,
shkroi në bllokun e shënimeve
një seancë seksi dhe tri ditë përpara se
të goditej nga një tjetër kongjestion, por
ky i fundit në mushkri, cilësoi: "Të duash
është të veprosh". Në "Promontorium
Somnii" shkroi: "Të zhdukesh, fshihesh,
shpërbëhesh, të kthehesh në tym, hi,
hije, zero, të mos kesh qenë kurrë, çfarë
gëzimi, çfarë inkurajimi për të ekzistuar!
Kam edhe unë ëndrrën time...", por në
"Post-scriptum de ma vie" shtoi: "Besohet
se fundi është vdekja. Gabim. Fund
do të thotë jetë. Vdekja nuk është e tillë.
Mungesa e materies mund të fekondojë
materien; janë dy kuptimet e infinitit;
nuk ka kufij; gjithçka përzihet dhe dashurohet;
fluks mrekullie në mrekulli; mister,
stërmadhësi, jetë...". Ishte kjo ëndrra
perverse e eksperimentuesit të madh?
Në veshtullin gëlues të jetës dhe vdekjes,
kjo etje e frikshme shoqëronte shumë të
gdhira, duke hapur të çara në errësirë
dhe formonte qenie të origjinave, bënte
të rivlonin ujërat mëmë, trazonte fillimin
me fundin, seksin e verbër kafshëror dhe
ndriçimin e një të çshenjtëruari mistik: si
një det ëndrrash, spërkat e zotit Hygo dhe
njollat e Sozisë së Zezë, gumëzhijnë dhe
thërrasin zhytësit nga thellësia.