E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 4-vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

PRISHTINë - Me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta, Kosova sot përkujtoi presidentin historik, Ibrahim Rugova. Nën kujdesin e presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, në Prishtinë sot zhvillohet një konferencë kushtuar presidentit Rugova, presidentit të lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Jemi mbledhur kështu për t’i shprehur jetës dhe veprës kolosale të presidentit historik Ibrahim Rugova nderimet tona më të larta, falenderimin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit tonë, Kosovës”, tha Sejdiu. Në konferencë marrin pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, përfaqëesues të institucioneve e të partive politike, ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve në Kosovë. Konferenca u hap me himnin shtetëror të Kosovës dhe me himnin e propozuar nga Rugova “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë”. Drejtues institucionalë e politikë të Kosovës si dhe shumë qytetarë gjatë ditës kane bere homazhe te varri i presidentit Rugova,. Në orët e paradites Presidenti Sejdiu beri homazhe para varrit të Presidentit Rugova, si dhe vizitoi familjen Rugova në Velani. Edhe forumet e LDK së në qendër dhe nëpër degë kane zhvilluar veprimtari në shënimin e këtij përvjetori, si dhe kane bere homazhe. Në lagjen Velania, ku prehet ish-Presidenti i Kosovës, ndër të parët që sot bëri homazhe ishte shkrimtari, politikani dhe miku personal i Ibrahim Rugovës, Sabri Hamiti. Ai pas homazheve para mediave vlerësoi lart figurën e Ibrahim Rugovës, duke e konsideruar atë "artikuluesi më i madh" dhe "babai i pavarësisë së Kosovës". (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›