Viktoria Bekam ndjek bashkëshortin në Itali me disa kushte
Viktoria Adams nuk ka besim te bashkëshorti i saj, futbollisti i njohur Dejvid Bekam. Sipas mediave të ndryshme, ajo mendon ta ndjekë atë edhe në Itali. Transferimi megjithatë do të bëhet vetëm me disa kushte: një helikopter privat i disponueshëm për 24 orë për të pasur mundësi të jetë pranë Dejvidit kur ai stërvitet, një pishinë 100 metra katrorë dhe një pistë patinazhi me akull për djemtë e saj. Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” është e gatshme të paguajë më shumë se njëmijë euro në orë për të marrë leksione private nga kampionët botërorë. Viktoria mesa duket është trembur nga zërat që tregojnë se futbollistët në Itali bëjnë një jetë mondane, duke qenë gjithmonë të qeshur përkrah bukurosheve të rastit. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të shkojë në Itali bashkë me të shoqin. Por për transferimin ajo ka kërkuar një sërë “shërbimesh”: një helikopter privat të disponueshëm 24 orë, një frigorifer dhe bar brenda që do t’i shërbejë gjatë pritjes kur Dejvid ka orët e stërvitjes. Ajo ka preferuar me këtë rast edhe një pishinë super të madhe me hidromasazh, një qendër fitnesi dhe një staf të tërë që do të merret me pamjen e saj të jashtme. Sipas përshkrimeve të miqve të çiftit, Viktoria ka kërkuar edhe projektimin e një piste patinazhi me akull për djemtë e vegjël. Ajo është e gatshme të paguajë 1000 euro në orë për të marrë leksione private nga kampionët botërorë. Bëhet fjalë për Xhefri Batëll, Evgeni Plushenko, Sasha Kohen dhe Karolina Kostner.
Mondania Viktoria mësohet se ka kërkuar edhe një kartë krediti pa limit, me të cilën do të mund të bëjë shoping në qendrat më të njohura. Bashkëshortja e futbollistit anglez nuk ka besim as te kuzhina italiane dhe pretendon të ketë një shef ekspert të dietave dhe ushqimeve me bazë bimore të quajtur Jiro Ono, si dhe një staf kuzhinierësh japonezë.
Timbërleik, një “balerinë” seksi
Duket e mistershme për momentin videoja e këngës të realizuar nga Bejonse “Single Ladies”. Në fakt duket se njëra nga vajzat që kërcen me divën e muzikës soul është në të vërtëtë një krijesë e çuditshme. Dhe ja ku shfaqet Xhastin Timbërleik gjatë shfaqjes live të së shtunës në mbrëmje i shoqëruar nga dy miq dhe që shpërthen bashkë me këngëtaren pikërisht në momentet që u këndua “Single Ladies”. Efekti rezultoi grotesk. Xhastin në fakt me një body të zi e merr seriozisht rolin dhe zgjat muskujt me anë të disa lëvizjeve qesharake. Me këngëtaren Bejonse është aktori Paul Rud që i prezanton asaj trupin “e çuditshëm” duke kërcyer. Në këtë moment, Xhastin përpiqet të tërheqë vëmendjen e telekamerës
me lëvizjet dhe fytyrën e parezistueshme. Fillon muzika dhe tri vajzat shumë “speciale” shfaqin talentin e tyre. Por Bejonse nuk mbeti e kënaqur nga performanca e tyre dhe herë pas here ndaloi muzikën. Rud kërkonte falje për situatën e sikletshme dhe e fton atë t’u japë edhe një shans tjetër vajzave. E kështu Timbërleik dhe vajzat fillojnë sërish të performojnë, por edhe këtë radhë Bejonse i ndal sërish. Me pak fjalë, është pikërisht Xhastin ai që në një farë mënyre përpiqet t’i vjedhë këngëtares skenën sa herë që provon koreografinë.
Sheron Ston ndahet nga i dashuri 24-vjeçar
Dashuria për të funksionon: përdor dhe më pas hidh. Aktorja 50-vjeçare Sheron Ston tashmë ka humbur çdo entuziazëm për historinë e fundit me 24-vjeçarin Keis Dreifous me të cilin është njohur në muajin gusht, gjatë një mbrëmjeje bamirësie. Sipas mediave, ylli i kinemasë ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien me të për shkak të konfliktit të pati me bashkëshortin, të cilit iu besua djali Roan. Disa muaj më parë, vogëlushi Roan iu nënshtrua një ndërhyrjeje me botoks në këmbë pasi nëna e tij Sheron shqetësohej për erën e keqe të këmbëve të tij dhe kjo bëri që asaj t’i hiqej kujdestaria e djalit. Ish-i i Ston, Fil Brondstein, e akuzoi aktoren se për të hequr erën e këmbëve të djalit ajo kishte përdorur botoks. Në këtë mënyrë, aktorja u fokusua më shumë sesa duhej në problemet e familjes (përveç Roanit ka edhe dy djem të tjerë të adoptuar, Lairdi 3 vjeç dhe Kuin 2 vjeç), ndërsa në plan të dytë ishte i dashuri Keis. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëgjojë arsye duke u ankuar se e kishte lënë pas dore. Por mesa duket, gjithçka ka marrë fund dhe paparacët e kapën duke dhënë lamtumirën e fundit në Bevërli Hills, ku po argëtohej pa shumë kokëçarje. Tashmë Sheron është e lirë dhe e lumtur...
Xhekson akuzohet nga një sheik arab
Ylli i muzikës pop, Majkëll Xhekson, do tё përballet edhe me njё fatkeqësi tjetër financiare. Sipas burimeve, ai do tё nxirret para drejtёsisё nga njё sheik i pasur arab pёr mospёrmbajtje tё njё marrëveshjeje incizuese. Kёngёtari supozohet se ka nënshkruar njё marrëveshje ekskluzive me princin Abdulla Al-Khalif, pёr tё nënshkruar njё autobiografi, pёr tё incizuar dy albume dhe pёr tё krijuar njё shfaqje tё jetёs sё tij. Al-Khalif thotë se i ka dhёnё kёngёtarit njё veturё Rolls-Royce 120000-dollarёshe dhe e ka lejuar Xheksonin të jetonte në pronën e tij në Neverland Ranch nё vitin 2005, kur ai përballej me akuzat pёr pedofili. Rasti raportohet se do tё dërgohet nё Gjykatёn e Lartё tё Londrёs.
18 Nentor 2008