Viktoria Bekam pozon me veshje intime për Armanin
Xhorxhio Armani zhvesh Viktoria Bekamin: ish-antarja e grupit “Spice Girls” prezantoi në Nju Jork fotot publicitare për koleksionin vjeshtë-dimër 2009, të veshjeve intime Emporio Armani, për të cilin është edhe imazh i tendencave të fundit. Ceremonia u organizua në magazinat “Macy’s” ku u vendos edhe një fotografi gjigande e bashkëshortes së Dejvid Bekam, me veshje intime të zeza seksi. Përkrah Viktorias që për këtë eveniment kishte veshur një smoking, ishte i pranishëm, presidenti i magazinave të veshjeve më të mëdha amerikane Terri Lundgren. Pas prezantimit, ish-këngëtarja u takua dhe u përshëndet me fansat, për të pozuar më pas me disa prej tyre. Kjo nuk është hera e parë që Viktoria zhvishet për stilistin e famshëm italian: më herët ajo është fotografuar me bashkëshortin Dejvid, për të promovuar linjën intime të stilistit milanez. Megjithatë edhe pse e sukseshme në botën e modës, ajo është shprehur e shqetësuar për lidhjen e saj, pasi i duhet të jetojë në Londër larg të shoqit, që për hir të karrierës i duhet të qëndrojë në Milano duke rrezikuar gjithçka.
8 Maj 2009