AMC, shorte për “Milan Junior Camp”
Kompania e telefonisë celulare, AMC, do të jetë edhe këtë vit partneri institucional i “World Camp International”, duke u bërë pjesë e “Milan Junior Camp”, që do të zhvillohet së shpejti në Tiranë. AMC-ja i ofron mundësinë gjithë abonentëve të saj të bëhen pjesë e shorteut që do të zhvillohet për përzgjedhjen e 80 djemve dhe vajzave nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Abonentët e AMC-së mund të dërgojnë një SMS me tekst “AMC” në 15177 deri më datë 15.06.2009 për t’i dhënë mundësinë fëmijëve apo të afërmve të tyre të përfshihen në “Milan Junior Camp” në Tiranë. Çmimi i një SMS-je është vetëm 50 Lek (Pa TVSH). “Milan Junior Camp” është i hapur për djem dhe vajza të moshave 6-14 vjeç. Aktivitetet, të cilat konsistojnë në trajnimin e fëmijëve për lojën e futbollit, do të organizohen në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë dhe fushat e Federatës Shqiptare të Futbollit në Kamzë, më 06-10 Korrik. Gjithë pjesëmarrësit do të trajnohen nga trajnerët e AC Milan dhe do pajisen me veshjet zyrtare të këtij klubi ku përfshihen: dy bluza, dy palë çorape, një çantë shpine etj. Në përfundim të trajnimit fëmijët do të përfitojnë edhe diplomën për pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet. Ceremonia finale e këtij aktiviteti do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, më 10 Korrik 2009. Pas trajnimit, 5 më të mirët do të zgjidhen nga trajnerët e Milanit dhe do të kenë mundësi të takojnë lojtarët e Milanit në “San Siro”, para ndeshjeve zyrtare të Serisë A.
8 Maj 2009