Viktoria Bekam, seks të shfrenuar me Dejvid
“Më pëlqen të bëj seks me Dejvidin”. Viktoria Bekam ka rrëfyer detaje pikante për jetën e saj seksuale me bashkëshortin, ashtu siç shkruan “The Sun” tregon se fle tërësisht nudo dhe nuk mund t’u rezistojë përkëdheljeve “të nxehta” të Dejvid nën çarçafë. Ish-anëtarja e grupit “Spice Girs” edhe më herët është përgjighur për “Allure” pyetjes nëse preferonte të flinte apo të bënte seks: “Më pëlqen të bëj seks”. Ajo shton: “Shkoj çdo mbrëmje në shtrat me Dejvid dhe bëjmë seks, do t’u gënjeja nëse do t’u thoja se flemë. Përsa i përket veshjes së saj në këto raste, ajo përgjigjet: “Preferoj të jem e zhveshur, por Dejvid më ka blerë veshje intime firmato “Agent Provocateur”, që është edhe marka e tij e preferuar. Në lidhje me ngjyrën çokollatë të lëkurës, zonja Bekam insiston: “Është 100 për qind natyrale, nuk përdor nxirës dhe ofendohem kur njerëzit kritikojnë lëkurën time”.
23 Nentor 2009