Rihana mohon një lidhje tjetër
Rihana ka mohuar spekulimet më të reja se ajo ka një lidhje me yllin e serialit “90210”, Tristan Uajlds duke thënë se ajo madje nuk e ka as numrin e tij të telefonit. Që nga ndarja prej Kris Braun, 21-vjeçarja ka qenë vazhdimisht pjesë e spekulimeve për “dashuri të reja”. Ndërsa spekulimi më i fundit është se ajo ka një lidhje me aktorin Uajlds, të cilin këngëtarja thuajse nuk e njeh. “Kjo është qesharake. Organizova një mbrëmje në shtëpi, dhe e dini si janë këto mbrëmje, vijnë njerëz të cilët as nuk i njeh. Ai erdhi, me disa miq të tij dhe të gjithë po argëtoheshim, por unë as që e kam numrin e tij të telefonit. Prandaj nuk mund ta kuptoj se si do të mund të kisha një lidhje me të”,- ka shpjeguar Rihana.
23 Nentor 2009