Çelsi, 50 milionë euro për Serxho Agueron
Çelsi ka lëshuar një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin e Atletiko Madridit, Serxho Aguero. “Daily Star Sunday” shkruan se Çelsi mbrëmjen e së shtunës ka dërguar një ofertë prej 50 milionë eurosh për Agueron, duke larguar menjëherë nga gara Juventusin. Tani mbetet vetëm çështje kohe, sipas tabloidit, kur Aguero do të konfirmohet lojtar i Çelsit, pasi Abramoviç ka vendosur të shpenzojë në mënyrë që ta përforcojë ekipin.