Barroso mbështet Papandreun

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 14:30
Në zënkën për politikën e kursimeve të Greqisë së zhytur thellë në borxhe, presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso, bëri thirrje për unitet.
Pas një takimi me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, Barroso deklaroi në Bruksel se pret që kryeministri të marrë besimin nga parlamenti në Athinë.
Barroso shprehu mirëkuptim për situatën e vështirë të qytetarëve grekë për shkak të shkurtimeve, por shtoi se rruga për daljen nga kriza nuk është e lehtë.
Partia socialiste e Papandreut, PASOK, ka në parlament vetëm një shumicë të ngushtë.
Në fund të qershorit deputetët do të vendosin për një paketë të re kursimesh dhe privatizimesh.