E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, afër debutimit në Serie A

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 12:07

Mesfushori kosovar, Lorik Cana është shumë pranë debutimit në Serie A pas transferimit në Lazio nga gjiganti turk Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo pasi reprezentuesi shqiptar duket të jetë rikuperuar nga lëndimi, që kishte pësuar javë më parë e që i pamundësoi të paraqitej në ndeshjen kundër Milanit fundjavën e shkuar në San Siro, që përfundoi në barazim 2-2.

Lazio, nëpërmjet një komunikate të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar se të premten reprezentuesi i Shqipërisë ka stërvitur me ekipin dhe ka bërë punë të mirë duke paraqitur kandidaturën e tij për të marrë ftesën për ndeshjen e së dielës kundër Genoas.

Mirëpo, për t’u paraqitur në fushë, ish futbollisti i Marseilles dhe i Sunderlandit mund të ndodhë që duhet të presë ndeshjen e mesjavës kundër Cesenas së Erion Bogdanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›