E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sillu, pështillu, Duro në Tiranë

Nga Express më 17 shtator 2011 në ora 12:06

Pas aventurës në Austri te skuadra Lask Linz, Klodian Duro ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në kampionatin shqiptar, respektivisht te skuadra e Tiranës, ku kishte luajtur edhe gjatë sezoneve 1998–1999 dhe 2005–2008.

Sipas medieve shqiptare, reprezentuesi i Shqipërisë të premten ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën e Tiranës dhe ka dalë në stërvitje me ekipin bardh e kaltër.

Ndërsa ende nuk dihet se a do të jetë gati Duro për ndeshjen e së shtunës (sot) kundër Kastriotit.

Mesfushori shqiptar, i cili nga ekipi kombëtar pritet të pensionohet në nëntor të këtij viti, pritet që karrierën si futbollist ta përfundojë pikërisht te skuadra e Tiranës, pasi tashmë Duro ka 33 vjet.

Duro, i cili karrierën e kishte filluar te skuadra e Elbasanit, gjatë karrierës ka luajtur për klube të ndryshme shqiptare e evropiane si: Vllaznia Shkodër, Samsunspor,
Malatyaspor, Partizani Tirana, Caykur Rizespor, Arminia Bielefeld, Omonia, Apollon Limassol dhe LASK Linz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›