E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas nuk e ndryshon stilin e lojës

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas insiston se nuk do të ndryshojë stilin e lojës sulmuese pavarësisht humbjes 5-3 nga Arsenali të shtunën.

Chelsea pranoi pesë gola në shtëpi, për herë të parë nga viti 1989 duke u mundur nga rivali londinez. Pavarësisht humbjes, Villas-Boas nuk e ndryshon filozofinë e tij.

“Filozofia është vlerë personale dhe vlerë e klubit. Ju nuk duhet ta shisni atë lirë. Është diçka që na bënë krenar dhe do të vazhdojmë me këtë filozofi gjatë këtij sezoni” tha Villas-Boas për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›