E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë Trepça ’89 e Gjilani

Trepça ’89 – Drenica 1:0

Trepça ’89 është ngjitur në pozitën e tretë të renditjes tabelore, me pikë të barabarta me Vëllaznimin, falë fitores të cilën e realizoi ndaj Drenicës me rezultat minimal, 1:0. Hero i ‘Xehetarëve’ ishte Lindrit Misini, i cili e ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij në minutën e 27-të të ndeshjes. Kështu, kandidati për titull të kampionit tani i ka 22 pikë, katër më pak sesa lideri Prishtina.

Gjilani – Lepenci 2:1

Gjilani më në fund ka shënuar fitore. Skuadra e Muharrem Sahitit me mund të madh e ka mposhtur Lepencin me rezultat 2:1. Golat në këtë triumf të gjilanasve i kanë realizuar Genc Sërmaxhaj në minutën e 59-të dhe Liridon Syla në minutat shtesë të ndeshjes. Kurse, golin e vetëm për kaçanikasit e ka realizuar Rinor Zeneli në minutën e 12-të të takimit.

Besa – Trepça 3:1

Besa e Pejës i ka fituar tri pikë të rëndësishme të dielën, pasi e ka mposhtur Trepçën me rezultat 3:1. Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 21-të nëpërmjet Egzon Gashit. Kurse, Bernard Berisha e ka dyfishuar avantazhin në 2:0 në minutën e 70-të. Mirëpo, Trepça e ka ngushtuar disavantazhin në 2:1 në minutën e 86-të nëpërmjet Berat Hysenit. Megjithatë, fitoren Besës ia vulosi goli i Krenar Vokshit të cilin e shënoi në minutat shtesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›