E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez, fantastik

Kenny Dalglish lavdëroi një tjetër paraqitje të mirë nga sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez në fitoren 2-0 në West Brom.

“Jam duke mbetur pa fjalë derisa e përshkruajë atë” tha menaxheri i Liverpoolit. Reprezentuesi uruguaian nxori penalltinë për golin e parë nga Charlie Adam e më pas asistoi për Andy Carrollin i cili realizoi të dytin.

Fitorja i mundësoi Liverpoolit të ngjitet në pozitën e pestë në Premierligë. “Luis është futbollist fantastik. Për ne, ai ka bërë shumë paraqitje të shkëlqyeshme” shtoi Dalglish.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›