E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrrat e Lirës

Nga Express më 22 qershor 2011 në ora 12:10

Fatmire Bajramaj, që në fëmijëri kishte plot ëndrra. Futbollistja kosovare tregon se kur ishte e vogël ëndërronte të ishte e famshme. Ajo dëshironte të bëhej si princesha Diana.

“Në vitet e para në Gjermani kam ëndërruar të jem këngëtare e famshme, balerinë ose aktore, si yjet që i kam parë në televizor”, ka thënë 23 vjeçarja për uebfaqen sueddeutsche.de. “Ose më mirë, një princeshë. Isha e fascinuar pas Princeshës Lady Diana dhe dëshiroja të isha si ajo”, shtoi përfaqësuesja gjermane.

Edhe sot, ‘Lira’ e ka një ëndërr. “Më pëlqen ta imagjinoj duke e kaluar karrierën si lojtare me bashkëshortin dhe fëmijët në Monchengladbach, afër prindërve të mi. Natyrisht, ëndërroj të jetoj në Miami Beach, në një vilë në plazh si reperi P. Diddy. Por, unë preferoj që diçka që ëndërroj, të jetë në fakt e realizueshme dhe e arritshme”, përfundoi Bajramaj.

Natyrisht, ëndërr e saj është edhe titulli i kampionit të botës me Gjermaninë. Botërori i femrave do të fillojë të dielën dhe do të mbahet pikërisht në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›