E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vilsoni dhe Genci, ende të pazbuluar"

Një vit pas promovimit të veprës së Vilson Blloshmit, promovohet edhe vepra e Genc Lekës. Çfarë përfshihet në të?

Është krijimtaria e tij: rreth 30 poezi, materialet leksikologjike që ka mbledhur në zona të vendit, shënime etnografike rreth zonës së tij, letërkëmbimi me profesor Androkli Kostallarin dhe përfundon me një fjalor të gjuhës shqipe, për të cilin ka punuar profesor Emil Lafe për ta bërë pjesë të veprës. Pjesë e veprës janë edhe letrat që i survejoheshin nga sigurimi i shtetit, faksimile të ekspertizës dhe vendimit për ekzekutim. Pjesë e veprës nuk janë përkthimet.

Pse zgjodhët një promovim të ndarë për të dy poetët?

E kam pasur të vështirë të gjej materialet arkivore për Gencin. Kam kërkuar në Institutin e Historisë, Institutin e Gjuhësisë, të Kulturës Popullore dhe në arkivat e Ministrisë së Brendshme.

A është e plotë kjo vepër, a e përfshin ajo punën krijuese të Lekës?

Jam i sigurt se duhet të ekzistojnë edhe të tjera materiale. Unë kam përfshirë në këtë vepër aq sa munda të gjeja. Ka më shumë se katër vjet që unë jam përpjekur të siguroj çfarë janë grabitur nga shtëpitë tona kur Vilsoni dhe Genci u arrestuan. Por mundësitë tona për të kërkuar janë të pakta. Në arkivat e Ministrisë së Brendshme duhet të ketë të tjera dokumente, të cilat për mungesë ligji, quhen ende sekrete. Unë nuk do ta rresht punën krijuese dhe në vazhdim besoj se do të gjej të dhëna të tjera si për Vilsonin dhe për Gencin. Ndërkohë jam duke u përpjekur për riatdhesimin e të atit të Gencit, i cili vdiq i arratisur në Jugosllavi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›