E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vini drejtësi në Siri

16-06-2012 / Nga Bernard Kouchner (Nju Jork Tajms)

Ne e bëmë, me sukses, në Ballkan, në Liberi, dhe së fundi në Guine. Dhe, nënshkruesit e Traktatit të Romës duhet të përkrahin viktimat me të gjithë fuqinë e diplomacisë së tyre. Në këtë fazë është jorealiste dhe iluzore të kërkojmë largimin e Bashar al-Assadit, që do të garantonte dështim. Për të arritur paqen, gjithnjë është e domosdoshme të bisedohet edhe me armikun

Na është thënë se duhet të shmangim një luftë civile në Siri, madje edhe tani që ajo po zhvillohet para syve tanë. Ne kërcënojmë, ama ende nuk kemi vepruar. Mbajmë takime ndërkombëtare radhazi, por secila prej tyre merr vendim për një grusht të vogël sanksionesh dhe komente përshkallëzuese. Duke lexuar raportet nga Houla dhe Al-Khubeiri, prej Mazaat al-Qubeirit dhe al-Heffas, ministrat e punëve të jashtme, të pafuqishëm, shto mbiemra të tjerë për ta: masakrat janë “të papërshkrueshme”, “të neveritshme dhe skandaloze”, “revoltuese”, madje edhe “të papranueshme”. Tmerri bëhet një ushtrim në fjalor. Abuzimet vazhdojnë pa ndonjë përgatitje të dukshme ushtarake për të na garantuar. Ose për të na alarmuar. Në realitet, askush nuk e do luftën. Amerika ka kujtime të Irakut dhe presidenti Obama përballet me një palë zgjedhje të vështira. Rusët fuqishëm mbështesin regjimin e fundit shekullor në rajon. Evropa, e kurthuar në një krizë të ashpër financiare, preferon indinjatën televizive – një fasadë uniteti politik dhe protesta popullore sa për sy e faqe. Vetëm Britania dhe Franca po tregojnë pak angazhim. Një hezitim i tillë është i kuptueshëm, marrë parasysh një Lindje të Mesme që gjithnjë është e gatshme të përshkallëzohet në flakë, veçanërisht pasi kjo do të ishte një luftë ndërmjet dy rrymave kryesore të islamit, sunit dhe shiit. Libani Verior, përreth Tripolit, tashmë është përfshirë në konfrontime, dhe të gjitha bashkësitë janë armatosur. Dy aleatët e Damaskut – “Hezbollah” dhe Irani – do të furnizojnë me armë. Katari, Arabia Saudite, shtetet e Gjirit – tashmë në mënyrë të tërthortë të përfshirë në konflikt – do të hynin në vallen e vdekjes. As Egjipti, shteti më i madh fqinj, e as Iraku nuk do të ishin të aftë të shmangeshin prej luftës. As Turqia dhe Izraeli. A jemi ne të përgatitur, me qëllim që të ndalim një luftë civile siriane për një zjarr të tillë të madh? Jo.
Pa unanimitet në OKB, Këshill të Sigurimit, nuk ka mbështetje legjitime në Kapitullin 7, as mbulesë ushtarake të OKB-së. Dhe NATO-ja nuk bëzan. Vetëm një numër i vogël i monitoruesve të guximshëm me helmeta të kaltra turren të dëshmojnë dëmin, gjithnjë me vonesë. Dhe vetë ata sulmohen nga raketat e ushtrisë siriane. E drejta për të ndërhyrë dhe përgjegjësia për të mbrojtur kanë qenë pjesë e doktrinës së Kombeve të Bashkuara që nga viti 1988 dhe 2005, dhe ato janë bërë popullore. Megjithatë, shkeljet e të drejtave të njeriut kanë vazhduar, ka pasur viktima të eksperimentimeve amatore dhe manovrimeve politike. Asistenca humanitare e Sirisë nuk arrin gjithnjë, dhe plani i paqes i Kofi Annanit po vdes. A do të mbetet i alarmuar edhe për një kohë të gjatë një opinion i lodhur nga këto masakra? Nuk mendoj kështu. Atëherë çka? Urgjenca e krizës kërkon një thirrje drejtësisë ndërkombëtare, që është një bashkëshoqëruese udhëtuese e së drejtës së ndërhyrjes. Kjo mund të ngjajë retorikë, por ende është e vetmja rrugë e hapur tani. Ne e dimë se Gjykata Ndërkombëtar e Krimeve hap raste me kërkesë të Këshillit të Sigurimit, dhe e dimë se tani për tani Rusia dhe Kina do ta bllokonin këtë mundësi.
Por sekretari i përgjithshëm i OKB-së mund të rekomandojë një hetim prej hetuesit të GJNK-së. Dhe vetë viktimat kanë të drejtë të referojnë një rast në gjykatë. Është imperativ se ne i mbështesim ata, se ne ngulmojmë, se ne shumëfishojmë protestat e tyre dhe se zëri i të qarave të familjeve të tyre të arrijë në korridoret e GJNK-së. Duhet të dalin të gjithë dëshmitarët. Të gjitha organizatat e të drejtave të njeriut duhet të që të vihet në vend drejtësia ndërkombëtare. GJNK-ja duhet të nisë një hetim. Ne e bëmë, me sukses, në Ballkan, në Liberi, dhe së fundi në Guine. Dhe nënshkruesit e Traktatit të Romës duhet të përkrahin viktimat me të gjithë fuqinë e diplomacisë së tyre. Në frontin politik ne duhet të trimërojmë Kofi Annanin të arrijë të organizojë një konferencë ndërkombëtare me rusët, kinezët, madje edhe me iranianët. Dhe të mos të shtiremi në indinjatë: Ne tashmë po bisedojmë me Teheranin. Në këtë fazë është jorealiste dhe iluzore të kërkojmë largimin e Bashar al-Assadit, që do të garantonte dështim. Për të arritur paqen, gjithnjë është e domosdoshme të bisedohet me armikun.

Autori është ish-ministër i Jashtëm i Francës dhe ish-kryeadministrator i Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›