Violinë ruse në Akademinë e Arteve
Një violinë ruse do të luajë sonte në bashkëpunim me orkestrën e RTSH-së në Akademinë e Arteve. Elena Korzhenevich është violinistja që do të shoqërojë orkestrën Simfonike të Radio-Televizionit Shqiptar. Nën dirigjimin e Oleg Arapit, violinistja ruse, Korzhenevich dhe orkestra e RTSH, do të sjellin për publikun vepra të njohura si “Romeo & Juliet” nga Tchaikovski, romancën nr. 2 dhe simfoninë nr. 8 të Bethovenit etj. Koncerti zhvillohet në kuadër të Stinës Koncertore 2008-2009 të Orkestrës së RTSH.