E Diel, 1 Nëntor 2026

Viroza e panjohur, fluks fëmijësh me komplikacione

Sipas shefes së Alergo-Pneumologjisë, në Peditari po paraqiten fluks fëmijësh me temperaturë të lartë dhe komplikacione

Fëmijë që paraqiten me temperaturë të lartë, që shpesh shoqërohen me komplikacione të rënda. Më të rrezikuarit janë pikërisht ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, të cilët duket që janë pre e virozave që po qarkullojnë. Madje, pavioni i Alergo-peumologjisë në Peditatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ditët e fundit, është mbipopulluar me fëmijë që paraqesin probleme shëndetësore. Shefja e këtij shërbimi, Luljeta Kota, thekson për gazetën se, shkak për këtë situatë, është bërë një virozë e panjohur, e cila po qarkullon pikërisht në këtë stinë. Ndërkohë edhe zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, ka bërë apel që grupet e riskuara të popullatës, të vaksinohen për t’u ruajtur nga virusi i gripit.

Fluksi

Aktualisht po qarkullon një virozë, e cila po shkaton probleme tek fëmijët. Kështu u shpreh doktoreshë Luljeta Kota, e cila theksoi se, fëmijët paraqiten me temperaturë të lartë nga 39-40 gradë. “Aktualisht, i gjithë pavioni, është i mbushur me pacientë. Këto viroza, në disa raste, kanë dhënë edhe komplikacione të rënda tek pacienttët me bronko-pneumoni”, - pohon Luljeta Kota. Sipas saj, shkaqet e qarkullimit të virozave, mund të jenë të ndryshme, megjithatë, ato nuk janë të jashtëzakonshme për stinën në të cilën jemi. Ndërkohë, ajo rekomandon se, prindërit duhet të jenë shumë të kujdeshëm dhe të dërgojnë fëmijët pranë mjekut specialist, sapo të vënë re se fëmija i tyre po vuan nga temperaturat e larta.

Rekomandime

Të ndodhur përballë kësaj situate, autoritetet shëndetësore, kanë dhënë rekomandime se si mund të ruhemi nga virozat që po qarkullojnë. Kështu, lidhur me sezonin, pavarësisht temperaturave të larta që po shoqërojnë stinën e vjeshtës, dikasteri i Shëndetësisë, rekomandon zbatimin e këshillave të dhëna nga specialistët për ruajtjen nga virusi i gripit. "Sikurse e kanë bërë prezent specialistët, ne rekomandojmë vaksinimin e disa grupeve të riskuara të popullatës", - pohon zv.ministri Arben Ivanaj. Sipas tij, në rast infeksioni të gripit, apo viruseve në përgjithësi, ajo që rekomandohet, është ndjekja e këshillave të mjekëve specialistë, konsumimi i sa më shumë lëngjeve të ngrohta, ruajtja nga korentet e erës. Ndërsa, sa i takon përdorimit të antibiotikëve, Ivanaj thekson se ato nuk duhen përdorur pa u konsultuar me mjekun specialist, pasi konsumimi i tyre pa kriter, mund të shaktojë efekete anësore.

MSH-ja: Informacion për popullatën në lidhje me sëmundjet

Dikasteri i Shëndetësisë insiston në zbatimin e atyre rekomandimeve të dhëna nga specialistët e shëndetit publik, që do të rrisë informacionin, duke çuar në një mirëkuptim më të mirë të problemeve shëndetësore. Kjo është politika që po ndjek ky dikaster, si një rrugë pozitive që do të ndikojë edhe në parandalimin e sëmundjeve. "Është vërtetuar se, sa më shumë informacion të ketë popullata dhe i sëmuri në lidhje me sëmundje të caktuara apo dhe në tërësi, aq më mirë është e suportuar sëmundja dhe aq më pak pasoja lë ajo", - pohon zv/ministri i Shëndetësisë Ivanaj. Ndërkohë, bëhet e ditur se

ndryshimet klimatike dhe shëndeti, është një problem i madh, i gjerë dhe i rëndësishëm,i trajtuar tashmë në nivel ndërkombëtar. Sipas Ivanajt, Ministria e Shëndetësisë, pritet që të fillojë së shpejti një komponent të tillë, në kuadër të Paktit të Stabilitetit për rajonin. Ndërkohë, ai pohon se do të ketë një program të veçantë për këtë problem, në kuadër të shëndetit publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›