Virozat, javën e fundit, 11 mijë persona të prekur
Shqipëria nuk ndodhet ende në situatë gripale, madje asnjë epidemi nuk mund të thuhet se ka cekur vendin tonë. Shifrat e të prekurve nga sëmundjet respiratore janë në rritje dhe po shtohen nga java në javë. Megjithatë, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka konfirmuar ende se të sëmurët janë me grip. Sipas shifrave të ISHP-së, javën e fundit, janë rritur të prekurit nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, duke kapur shifrën 11 mijë.
Parashikimet tregojnë se më shumë qytetarë do të preken gjatë këtij muaji, duke vazhduar me ritme të larta deri në fund të marsit, ku kurba e të infektuarve nga gripi do të jetë në majat e sezonit. Viroza e stinës ka nisur të lërë në shtrat 4-5 mijë shqiptarë çdo javë, llogaritjet nisën që në ditët e para të janarit. Me fillimin e vitit 2009, kjo virozë ka prekur në masë qytetarë nga i gjithë vendit. Numri ka ardhur duke u rritur nga java në javë. Nga 4 mijë të prekur në javë, Shëndeti Publik ka regjistruar shtim të rasteve në 7, në 9 dhe javën e shkuar janë prekur 11 mijë persona për një periudhë të shkurtër kohore. Shtama e virozës është ekzaminuar nga laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe ka rezultuar se është shumë e ngjashme me atë të një viti më parë. "Të gjithë ata që janë vaksinuar nga gripi kanë krijuar imunitet dhe kanë qenë të mbrojtur nga viroza që ka rënë. Nuk mund të themi që situata është alarmante, presim që të mbërrijë në vendin tonë virusi i gripit që po qarkullon në vendet e Evropës. Deri tani, nga ekzaminimet e kryera, ka rezultuar se shtama e gripit është e ngjashme me atë të një viti më parë", është shprehur shefi i Epidemiologjisë, në Institutin e Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku. Ndërkaq, virusi australian, apo siç njihet ndryshe shtama që vjen nga Evropa, ka shkaktuar "viktimat" e radhës. Ai ka pësuar ose pritet të pësojë mutacione dhe mendohet se do të shtojë edhe më shumë numrin e të prekurve nga gripi në Shqipëri.