I ftohti polar mbërrin në Shqipëri
I ftohti që ka pushtuar vendin tonë, përveçse ka kohën, është stimuluar edhe nga rrymat e ftohta të ajrit. Këto rryma që po ftohin vendin tonë dhe kanë ulur temperaturat dita-ditës, vijnë nga vendet skandinave. Ato do të vazhdojnë të kenë ndikim në rajonin tonë të paktën deri më 18 shkurt. Sipas parashikimeve të motit të Institutit të Parashikimeve Hidrometeorologjik, "Meteoalb", temperaturat do të vazhdojnë të ulen. Në vendet malore, termometri do të regjistrojë temperatura deri në minus 6 gradë Celsius.
I ftohti që ka përfshirë vendin tonë, në mënyrë të veçantë tri ditët e fundit, ka mbërritur nga qarkullimi i rrymave polare, që aktualisht mbizotërojnë mbi rajonin tonë.
Rrymat e ftohta
"Që nga mëngjesi i së mërkurës, i gjithë territori është përfshirë nga i ftohti polar, i cili do të jetë prezent në territor deri më datën 18 shkurt, më pas priten rritje të ndjeshme të temperaturave", ka sqaruar dje sinoptikanja Tanja Pora. Sipas saj, masat ajrore që vijnë nga gadishulli Skandinav, kanë sjellë në vendin tonë rënie të konsiderueshme të temperaturave, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Sasitë e reshjeve të vrojtuara të mërkurën kanë shënuar maksimumin në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa pjesa qendrore, ku bën pjesë edhe Tirana, si edhe jugu i Shqipërisë, kanë marrë sasi më të pakta reshjesh gjatë 24 orëve. Reshjet në të gjitha zonat malore kanë qenë në formë dëbore.
Parashikimi
Dje dita ka vijuar me vranësira dhe reshje shiu në bregdet dhe zonën e ulët, reshje dëbore në pjesën më të madhe të zonave malore. Reshjet kanë vijuar edhe dje në mesnatë, por intensiteti i tyre ka ardhur duke u zvogëluar. Një parametër problematik dje kanë qenë temperaturat e ajrit, të cilat kanë pësuar 3-4 gradë rënie, si në orët e mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Në zona të veçanta të veriut, dje termometri ka regjistruar rënie deri në 7 gradë Celsius. Për ditët në vijim, përfshirë edhe fundjavën, sinoptiokanët kanë parashikuar se moti do të vijojë të jetë me alternime, kthjellime, si dhe vranësira, të shoqëruara nga reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore. Reshjet e dëborës do të shfaqen shumë pranë zonës së ulët dhe bregdetit. Fundjava do të sjellë më shumë kthjellime, ndërsa reshjet do të izolohen vetëm në disa zona por, kryesisht do të jenë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të ulen, gjatë gjithë këtyre ditëve deri të martën e javës tjetër. Rënia nga dita në ditë do të jetë me 2-3 gradë, ku rënia maksimale do të ndjehet në fundjavë. Këto temperatura do të na shoqërojnë deri të mërkurën e javës tjetër, kur do të ndalojë dhe ndikimi i qarkullimit polar në territor. Temperaturat kryesore që do të regjistrohen në fundjavë janë -6 dhe 2 gradë Celsius, në zonat malore -2 dhe 7 gradë Celsius, në zonën e ulët, -1 dhe 9 gradë Celsius, në bregdet.
Tabelë
Temperaturat për ditët në vijim
Zonat malore min = - 6 max = 2
Zona e ulët min = -2 max = 7
Bregdeti min = -1 max = 9