Virtyt Hashani firmos me Vëllaznimin

Gjakovë, 6 gusht - Virtyt Hashani ka firmosur kontratë njëvjeçare me Vëllaznimin e Gjakovës. Hashani radhëve të Vëllaznimit do t'i bashkohet të premten, ndërsa është transferuar nga KEK-u. "Ajo që më ka shtyrë më së shumti të kaloj te Vëllaznimi kanë qenë tifozët. Vëllaznimi i ka tifozët më të mirë në Kosovë dhe atyre iu premtoj angazhim maksimal. Po ashtu më ka bind për këtë vendim edhe Erdin Hashani", ka thënë Virtyt Hashani të enjten për gazetën. Ndërkohë me Vëllaznimin ka vazhduar kontratën edhe mbrojtësi Erdin Hashani.