Virusi AH1N1, Godo kërkon ndihmë nga BE për vaksinat
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka kërkuar ndihmë nga strukturat e Bashkimit Europian për sigurimin e vaksinave kundër gripit të derrit. Në një takim me drejtoreshën e Qendrës Europiane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, Zsuzsanna Jakab, shefja e shëndetësisë shqiptare shprehu shqetësimin për sigurimin e tregut të vaksinës parandaluese të virusit AH1N1.
Nga ana e saj, Zsuzsanna Jakab rekomandoi eksplorimin e mundësisë së prokurimit të vaksinës ndaj virusit AH1N1 përmes kanaleve të BE-së. "Shqipëria është tashmë në rrugën e hyrjes në BE, dhe rrjedhimisht është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE-së, përqasja solidare në kontrollin e sëmundjeve infektive. Gjithashtu janë duke u vlerësuar kapacitetet prodhuese në vende të Europës Qendrore apo të rajonit, me qëllim shpërndarjen e vaksinës në mënyrë sa më të drejtë", tha Jakab. Më tej, ministrja
Godo theksoi ambicien e Shqipërisë për të harmonizuar politikat e shëndetit publik me ato të BE-së. Ajo vuri në dukje se Shqipëria tashmë ka një ligj kuadër "Për shëndetin publik", të vlerësuar nga BE dhe OBSH. Gjithashtu janë integruar një sërë shërbimesh të shëndetit publik në kujdesin parësor. "Në Shqipëri do të ngrihet së shpejti një qendër koordinuese rajonale për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive. Shqipëria disponon një sistem efikas për survejancën e sëmundjeve infektive", u shpreh Godo.