E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shqiptarët paralajmërojnë protesta

Shqiptarët në Maqedoni kanë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mos u zhvilluar mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup .Prindërit shqiptarë pretendojnë se janë anashkaluar nga krerët e lartë të Ministrisë së Arsimit, duke përfshirë edhe zëvendësministren Luljeta Qazimi. Përfaqësuesi i këshillit të prindërve, Enver Miftari ka deklaruar se gjatë ditëve të ardhshme do të radikalizohen protestat e tyre, pas anashkalimit të tyre nga ana e institucioneve shtetërore. Këshilli i prindërve shqiptarë ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve para Ministrisë së Arsimit. "Kërkojmë që të ndërhyhet sa më shpejt në zgjidhjen e këtij problemi, sepse përndryshe do të dalë situata jashtë kontrollit", ka theksuar përfaqësuesi i këshillit të prindërve, Enver Miftari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›