E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi misterioz, 40 paciente ne spital

Nje epidemi ende e papercaktuar nga mjeket eshte perhapur ditet e fundit ne Uren Vajgurore. Qyteza ne te cilen ne vitin 1994 u shfaq epidemia e koleres eshte rikthyer serish ne vemendjen e autoriteteve te shendetesise ne qytetin e Beratit. Drejtuesit e shendetesise kane dhene menjehere urdher qe te kryhen analizat per te percaktuar llojin e epidemise dhe mesuar shkaqet e renies se saj. Rreth 40 paciente, pjesa me e madhe e te cileve femije, jane shtruar tri ditet e fundit prane Reparteve te Infektivit dhe Pediatrise ne qendren spitalore te qytetit te Beratit. Ata jane paraqitur me simptomat e humbjes se rezistences, diarre dhe dhimbje barku. Te gjithe pacienteve u eshte dhene ndihma e pare shendetesore, duke u trajtuar me serume. Pacientet kane qene te gjithe te nje lagjeje ne qytezen e Ures Vajgurore, nderkohe qe nje pjese e te cileve jane larguar ne banesa pas ndihmes mjekesore, nderkohe qe nje pjese tjeter ndodhen ende te shtruar ne dy repartet. Shef i pavijonit infektiv, Petraq Ceca, shprehet per gazeten se gjithe pacientet e paraqitur gjate tri diteve te fundit kane pasur te njejtat simptoma. Ata kane pasur diarre ne shtepite e tyre si pasoje humbje rezistence dhe ky ka qene shkaku qe kane perfunduar ne spital. Ndersa, mjekja e pavijonit te pediatrise, Flora Gjoni, thote se gjendja shendetesore e femijeve nga 1 deri ne gjashte vjec te paraqitur ka qene pak me problematike per shkak te moshes. Sipas saj, nuk mund te flitet per renien e ndonje epidemie te rrezikshme dhe do te jene vetem analizat qe do te percaktojne llojin e saj.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›