Ne pistoleten e Kamberit vetem 4 plumba
Redinalda Caushaj
Pistoleta e cila iu gjet ne dore njeriut qe denoncoi skandalin e tokave ne Kashar ka pasur brenda kater plumba dhe ne te ndodheshin vetem gjurmet e gishtave te viktimes Gani Kamberi. Ky eshte nje tjeter element qe, sipas prokurorise, flet edhe per qitje te kryera pas goditjes se 50-vjecarit, me qellim zhdukjen e gjurmeve. Nderkohe qe raporti i Mjekesise Ligjore ende nuk ka mberritur ne organin e akuzes dhe zyrtarisht duhet t'i shkoje policise se Tiranes, ku gjendet dosja per vdekjen e Kamberit.
Pervec shenjave te viktimes, ne pistolete nuk ka pasur gjurme te tjera. Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere te ditur se diten e 13 tetorit te vitit te kaluar, viktima e ka pasur pistoleten ne doren e majte dhe te futur brenda ne rroba. Dyshohet se krehri mund te kete pasur me shume se pese fisheke, nga te cilet njeri ka pershkuar koken e viktimes, duke i sjelle vdekjen, kurse te tjeret jane qitur, pasi arma eshte vendosur ne doren e 50-vjecarit, qe te dukej si vetevrasje. Pasi i eshte sekuestruar arma, eshte vene re se ne pistolete ka pasur plot 4 plumba. Nga ana tjeter thuhet se arma i eshte nenshtruar nje ekspertize dhe ne te mesohet se jane gjetur vetem gjurmet e gishterinjve te Gani Kamberit. Nga ana tjeter, burimet kane bere te ditur se pistoleta ka pasur probleme, pasi kjo e fundit bente shkrepje lehtesisht. Mesohet se pistoleta nuk mund te kete qene e perdorur pak momente me pare, pasi, sipas eksperteve, nuk eshte provuar qe eshte qelluar me te. Por dyshimet ne lidhje me faktin qe Gani Kamberi eshte vetevrare apo jo do te behen te ditura pas nxjerrjes se plote te raportit te Mjekesise Ligjore, e cila te percaktoje edhe shkaqet reale. Hetimet ne lidhje me dyshimin e nje vrasje te mundshme kane nisur menjehere pas denoncimeve te bere nga ana e vete familjareve ne prokurori, por edhe rishikimi i denoncimeve per pronat e zaptuara te bera nga ana e viktimes pak dite sesa ky i fundit te gjendej i vdekur. Nderkohe qe pas rishikimit te provave dhe te ekspertizave te bera diten e ngjarjes, prokurori i ceshtjes ka arritur ne perfundimin qe viktima mund te ishte vrare. Nga ana tjeter ky i fundit ka vene re se ekspertiza e bere viktimes per hyrjen dhe daljen e plumbit kishte qene e gabuar, pasi vrima e hyrjes se plumbit ishte me e madhe se vrima e daljes, e cila praktikisht duhet te kishte qene e kunderta. Keshtu prokurori ne nje numer te madh urdhrash te drejtuara policise, kishte kerkuar edhe kryerjen e zhvarrimit, per t'i kryer nje ekspertize te dyte. Per momentin pritet vetem raporti i eksperteve per te konkluduar zyrtarisht ne shkakun e vdekjes se 50-vjecarit.
Zhvarrimi i Kamberit pas akuzave te familjareve
Zhvarrimi i Gani Kamberit eshte bere vetem pak dite me pare nga ana e Mjekesise Ligjore, e cila do t'i jape fund misterit per vdekjen e Gani Kamberit. Deri me sot dosja per Kamberin eshte cilesuar si nje vetevrasje nga ana e tij, pa gjetur arsyet te cilat ky i fundit mund ta kishte kryer. Nga ana tjeter, vete familjaret e viktimes dhe bashkeshortja e tij bejne te ditur qe Ganiu ishte kercenuar nga ish kryekomunaret qe te mos bente denoncim per pronat e tij, te cilat kishin kaluar ne disa pronare pas rishitjeve qe i ishin bere. Valbona Kamberi permendi edhe emrat e tyre, ndersa kane nisur hetimet dhe rimarrjet ne pyetje te te ndaluarve te operacionit "Kashari" nese kane dijeni per kete ngjarje.
"Vetevrasja" misterioze e Kamberit
Gani Kamberi punonte si roje i nje firme private ne autostraden Tirane-Durres dhe ishte banues ne fshatin Kashar. Ai u gjet i pajete prane liqenit te kesaj zone, mengjesin e 13 tetorit te vitit te kaluar, pak dite para se te arrestoheshin zyrtaret e komunes per abuzimet me 150 mije metra katrore toke dhe tjetersimin e tyre. Ne koken e viktimes u gjet nje plage plumbi, por u hodhen dyshime per nje vrasje, pasi policia deklaroi nje veteflijim te 50-vjecarit. Madje, prokuroria pretendon se jane fshehur provat e ngjarjes dhe se kishte dyshime te forta per nje ekzekutim qe kishte lidhje me skandalin e trojeve.