Pranga maskes, ekzekutoi nje grua per makinen
Ekzekutimi me plumb ne koke i nje gruaje, 11 vjet me pare, per qellime grabitjeje ka dhe nje autor te dyte. Dy muaj hetime pas rihapjes se dosjes se vjeter, ka cuar ne pranga pas operacionit te koduar "Drejtesi e vonuar", edhe personin qe akuzohet per vrasjen e 29 marsit te vitit 1997 ne Qafen e Muzines, prane Delvines. Lajmin e ka bere te ditur vete drejtori i Policise Gjirokaster, Hysni Burgaj, duke deklaruar edhe arrestimin e Bilal Mehmetit, 31 vjec. Me pare ishte arrestuar si bashkautor edhe Ilirjan Alimanaj, po 31 vjec, qe vuan denimin ne Burgun e Rrogozhines. Viktima ka qene 35-vjecarja Eleni Koka, e cila ne momentin e grabitjes kundershtoi autoret, duke mos lejuar bashkeshortin qe t'i jepte celesat e makines dy te maskuarve. Per gati dy muaj me radhe, agjentet e Sektori Kunder Krimeve te Renda kane punuar per realizimin me sukses te operacionit te koduar "Drejtesi e vonuar". "Gjate kesaj periudhe ne baze te provave materiale te mbledhura dhe dokumentimit ligjor te tyre, ne realizuam zbardhjen e kesaj ngjarjeje si dhe njohjen e skemes se grabitjes, ku ngeli e vrare nje grua", thote drejtori i Policise, Hysni Burgaj. Sipas skemes se publikuar nga grupi i hetimit, me daten 29 mars 1997, rreth ores 11:30, 31-vjecari Bilal Mehmeti, dyshohet se ne bashkepunim me Ilirjan Alinanaj, 31 vjec, te dy lindur dhe banues ne qytetin e Delvines, ne vendin e quajtur "Kthesat e Muzines", ne segmentin Jergucat-Qafa e Muzines, i kane dale perpara te armatosur nje automjeti "Benz", me targa DL 08 93 A, i cili udhetonte nga dogana e Kakavijes, ku udhetonin 5 pjesetare te familjes Koka. "Pasi e kane ndaluar mjetin nen kercenimin e armeve i kane kerkuar celesat e makines shoferit, por ne moment bashkeshortja e tij, Eleni Koka, i ka marre celesat duke bere rezistence per te mos ua dhene", thote drejtori i Policise, Hysni Burgaj. "Bilal Mehmeti e ka qelluar me pistolete ne koke gruan, ku si pasoje e plages se marre, Eleni Koka ka gjetur vdekjen e menjehershme", thote kryepolici.
Krimet e dy te dyshuarve
Bilal Mehmeti mesohet se ka qene me pare i denuar edhe per vepren penale te "vjedhjes". Aktualisht mbi te rendon akuza per vepren penale te "vrasjes me dashje" dhe "vjedhjes me arme". Nderkohe, sipas policise se Gjirokastres, i dyshuari tjeter si autor i kesaj ngjarjeje, Ilirjan Alinanaj, eshte duke vuajtur denimin ne Burgun e Rrogozhines, pasi eshte i denuar me 11 vjet burg per vepren penale te vjedhjes me arme, ngjarje e ndodhur ne vitin 2004, ne Bistrice te Sarandes.
B. Kore