E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti 2009 do të shënojë bazat e programit kombëtar të ullirit

Kryeministri Berisha mbledh Task Force-n për Programin Kombëtar të Ullirit

TIRANE - Kryeministri Berisha drejtoi dje mbledhjen e Task Force-s për Programin Kombëtar të Ullirit. Duke e cilësuar vitin 2009 si bazë të programit kombëtar të ullirit,  Kryeministri Berisha u shpreh se për realizimin me sukses të këtij projekti madhor janë angazhuar të gjitha institucionet e përfshira në këtë program, si ministria e Bujqësisë, drejtoritë rajonale të bujqësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, fermerët dhe prodhuesit e fidanëve të ullirit. Për realizimin me sukses të këtij projekti, Kryeministri vuri në dukje se të gjitha palët e angazhuara duhet të përcaktojnë objektiva dhe detyra të qarta dhe konkrete.
Kryeministri vlerësoi si mjaft prioritare ngritjen e 2 impianteve të prodhimit të fidanëve të ullirit në QTTB Vlorë dhe në Bazën eksperimentale të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke përcaktuar paraprakisht termat e referencës  që do t’i paraprijnë ndërtimit të tyre. Kryeministri vlerësoi se puna e duhet nxitur sektori privat në importimin e fidanëve të ullirit, nëpërmjet subvencionimit të fermerëve. Sa u përket sipërfaqeve të gatshme për mbjelljen e ullirit, prej 2500 HA, Kryeministri vlerësoi se ato duhet të ndahen, duke zgjedhur varietetet e përshtatshme të ullirit  sipas zonave.
Kryeministri tha se për përcaktimi i parcelave në të cilat do të nisë rikonstruksioni i ullishtave ekzistuese në disa zona duhet të bashkëpunohet me drejtoritë rajonale të bujqësisë së qarqeve.
Duke iu referuar ministrive përkatëse Kryeministri tha se duhet të punohet më tej për nxitjen e investitorëve të huaj për të investuar në ngritjen e impianteve të fidanëve të ullirit. Kryeministri Berisha i konsideroi këto detyra shumë të rëndësishme dhe imediate, pasi viti 2009 duhet të shënojë bazat e programit kombëtar të ullirit, theksoi Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›