Viti 2011 do të zhbllokojë lejet e ndërtimit në Tiranë
Viti 2011 parashikohet një vit i mirë për sektorin e ndërtimit nga vetë shoqata e ndërtuesve. Sipas saj, pritet që ky vit t’i japë fund paralizës gati 2-vjeçare të kësaj industrie shumë fitimprurëse. Sipas Ilir Hebovisë, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së ndërtuesve të Shqipërisë, sektori i ndërtimit pritet të ketë ecuri pozitive gjatë këtij viti, kryesisht gjatë 6- mujorit të dytë. “Ne shpresojmë që gjatë këtij viti të jepen leje ndërtimi në kryeqytet, pasi kjo do ta ndihmonte shumë këtë sektor” - u shpreh Hebovia.
Duke iu referuar vitit që shkoi, sipas ndërtuesve, ka qenë një vit konstant dhe ata vlerësojnë pagesën e një pjese kryesore të detyrimeve që shteti u dha firmave kontraktuese në punët publike.