E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku e nis vitin me rënie, euro në krizë besimi

Monedha vendase, leku, e ka nisur vitin me rënie, sidomos në këmbim me euron dhe dollarin. Në tregun e lirë të valutës, një euro ka kushtuar 138.9 lekë dhe një dollar 106.5 lekë. Ndaj dollarit, leku ka rënë gati me 0.7 pikë, në krahasim me një ditë më parë dhe ndaj euros një rënie më të lehtë. Agjencitë e këmbimit valutor e shpjegojnë këtë sjellje të lekut me dy faktorë themelorë. I pari ka të bëjë me ikjen e emigrantëve dhe bashkë me ta edhe të shumë shqiptarëve të tjerë, çka ka rritur ndjeshëm kërkesën për euro në treg, duke ndikuar kështu edhe në forcimin e vlerës së saj. Ndërsa faktori i dytë mbetet tregu ndërkombëtar, i cili kohët e fundit është favor të dollarit amerikan, i cili është rritur ndjeshëm kohët e fundit, duke përfituar nga krizat e euros. Monedha e përbashkët duket se po kalon një krizë të vërtetë, jo vetëm në vlerat e saj, por edhe besimi. Ndërkohë që qeveria gjermane punon për stabilizimin e euros, gjysma e gjermanëve duan kthimin e markës. Ata kanë frikë se Gjermania mund të shndërrohet në zjarrfikës, në shpëtim të vendeve të zhytura në borxhe. Në një kohë që qeveria gjermane po punon me zell për krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm, për përballimin e krizave, Viti i ri nis atje, ku është mbyllur viti i vjetër. Në 2011-ën vendet e euros duhet të marrin kredi të reja, si asnjëherë më parë. Fjala është për 560 miliardë euro gjithsej. Paketat e shpëtimit, të përpiluara me nxitim për Greqinë dhe Irlandën, nuk influencuan aspak ndaj tregjeve të financave, përkundrazi ato kërkojnë prim gjithnjë e më të lartë risku për bonot e thesarit të vendeve të falimentuara të zonës së euros dhe spekulojnë ndaj kandidatëve të ardhshëm për falimentim, si Portugalia dhe Spanja. Ndërmjet viteve 1948 deri në 2007 kanë dështuar 69 bashkime monetare, por kjo nuk ka çuar në falimentimin e vendeve pjesëmarrëse. Ekonomisti i njohur nga SHBA Barry Eichengreen, i cili në vitin 2007 është marrë me shpërbërjen eventuale ose me fundin e zonës së euros, vlerëson, se Gjermania mund ta rikthejë markën gjermane pa rrezikuar të zhytet në krizë financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›