Viti i mrekullise se madhe per te gjithe shqiptaret Nga Sali Berisha
Viti ’90-te eshte dhe do mbetet gjithmone ne kujtesen tone kombetare si annus mirabilis, viti i mrekullive te verteta te shqiptareve dhe Shqiperise. Ne shqiptaret erdhem ne dhjetor te viti ’90-te si qenit njerezore nder me te shtypura, me te skllaveruara, me te deshperuara, me te mjeruara, me te harruara e veteharruara, me te izoluara te planeti. 21 vjet me pare, ne ishim njerezit e vetem mbi toke me lirite, te drejtat themelore e besimet fetare te ndaluara me Kushtetute. Ne ishim vendi, ne te cilin, 21 vjet me pare, lirite e te drejtat e njeriut ndeshkoheshin me denim kapital. Diktatura e Enver Hoxhes kishte persekutuar, burgosur, internuar e pushkatuar per lirine e fjales e te besimit, dinjitetit njerezor e vokacionit perendimor, me mekanizmin barbar te luftes se klasave, dy here me shume qytetare te pafajshem shqiptare, sesa te gjitha regjimet komuniste diktatoriale te marra se bashku, pervec Bashkimit Sovjetik. Dhe me gjithe kete, ne dhjetor te vitit ’90-te, me ne ndodhi nje mrekulli e vertete. Studente e studente te universitetit te Tiranes, me ne krye tribunin e lirise Azem Hajdari, te mbeshtetur nga intelektuale e qytetare te kryeqytetit, befas do te ngriheshin te pamposhtur, me kuraje e vendosmeri te pashoqe, ne nje beteje qe kronikanet e kohes do ta krahasonin me betejen e Davidit kunder Golias dhe do te gjunjezonin ne rruget, sheshet e sokaket e kryeqytetit diktaturen komuniste me te eger ne Europe, do te themelonin pluralizmin politik, Partine Demokratike te Shqiperise.
Por viti ’90-te eshte viti i mrekullise se madhe individuale per cdo qytetar te lire te ketij vendi, sepse cdo shqiptar ka ne dhjetorin e vitit ’90-te, ne themelimin e pluralizmit politik dhe Partise Demokratike, ditelindjen e lirive dhe dinjitetit te tij. Keshtu qe sot, ne nuk festojme thjeshte daten e themelimit te nje partie, por te gjithe kemi ne 11 dhjetor te viti ’90-te ditelindjen tone te dyte, ditelindjen e lirive e te dinjitetit njerezor individual, ndersa kombi yne, shqiptaret kudo ne bote festojne ne kete dite, ngjarjen me te madhe ne historine e tyre nga 28 nentori i vitit ’12-te, themelimin e pluralizmit politik, lokomotives se demokracise ne boten e lire. Ne shqiptaret, me shume se cdo komb tjeter, e provuam se pavaresia pa demokraci de facto nuk eshte pavaresi, por shtypje e eger, skllaveri, mjerim, poshterim individual e kombetar. Per ne e per cdo shoqeri tjeter te lire, pluralizmi e pavaresia jane dy faqe te ndritura te lirise se cdo individi, cdo kombi e vendi te lire. Ndaj ne festojme sot, vitin e mrekullise se lirive tona si qytetare te nje vendi me liri e te drejta te garantuara ne Kushtetute, si nje vend qe ka ne kuroren e pluralizmit te tij politik me dhjetera e dhjetera parti parlamentare e jashteparlamentare, festojme si vend i fjales se lire, i votes se lire, i besimeve te lira fetare, i tolerances se shkelqyer fetare, festojme si vend i respektimit te plote te lirive dhe te drejtave te minoriteteve, si vend, ne te cilin funksionon shteti ligjor e rendi kushtetues.
Keto 21 vite, Partia Demokratike provoi se programi i saj ka ne themel lirite e te drejtat e qytetareve, se pasioni shpirteror i demokrateve ka qene dhe do te mbetet liria. Une jam sot ketu, per te garantuar shqiptaret se lirite e te drejtat e tyre, zgjerimi e garantimi i tyre eshte dhe mbetet perparesi e te gjitha perparesive te Partise Demokratike e mazhorances se saj, eshte arritja e madhe e jetes sone. Shqiperia i ben 100 vitet e pavaresise se saj si vend i lire, vend i pavarur, vend i shqiptareve te lire. Zoti e bekofte Shqiperine!
***
Viti ’90-te eshte viti i nje mrekullie te vertete, te madhe, shqiptare sepse eshte viti i permbysjes me mjete paqesore te regjimit me barbar, diktatures me te eger, policise sekrete me mizore te Evropes. Sot, pas 21 vitesh dhe dritehijeve te pranveres arabe, vepren e atyre mijera studenteve dhe studenteve, intelektualeve, punonjesve dhe qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe me levizjen e tyre per liri dhe dinjitet, me te fuqishmen ne historine e kombit gjunjezuan brenda disa diteve regjimin e Hitlerit te pas Luftes se Dyte Boterore dhe me kuraje, gjakftohtesi mencuri te pashoqe, shmangen konfliktin civil, ne vendin, qe mjerisht, jo te pakte ishin ata qe nuk besonin se do te ndryshonte, madje haptas kishin parashikuar se Shqiperia do te mbetej “Kuba e Adriatikut”, por te ketij mendimi nuk ishin studentet dhe intelektualet e universiteteve te Tiranes, punonjesit dhe qytetaret e vendit, kenga e pa kenduar e lirise ushtonte fuqishem ne shpirtrat dhe ne zemrat e tyre. Regjimi diktatorial hoxhist i Ramiz Alis, policia sekrete hoxhiste priten renien e murit te Berlinit, me varjen e disidenteve ne sheshet e qyteteve te vendit. Ata ishin klika e vetme komuniste ne Evrope qe ne korrik te vitit ’90-te ia dolen te ringrene murin e Berlinit ne Tirane, qe shemben me gjoksin e tyre te rinjte, luane, qe hyne ne ambasada. Kjo klike vetem gjate vitit ’90-te kishte ekzekutuar ne kufijte e vendit mbi 83 te rinj dhe te reja, madje, ne jo pak raste kishte zvarritur trupat e tyre te pajete, ne mes te dites, ne qytetet e vendit per te mbjelle kudo friken e vdekjes dhe terror tek ata. Por, pa medyshje kjo deshmonte se ata erdhen ne vitin 90-te te gatshem qe me zjarr dhe hekur te lanin hesapet me armiqte e vjeter dhe te rinj te klases. Ata i deshmonin shqiptareve dhe botes se kishin mprehur hanxharet ndaj cdo levizje apo perpjekje qe kercenonte pushtetin e tyre, por uragani i fuqishem se levizjes se shqiptareve per liri, guximi dhe vendosmeria e rinise shqiptare, diviza jone “opozitare por vellezer” qe pushtoi me shpejtesi mendjet dhe zemrat e shqiptareve, zhvillimet ne Bukuresht bene qe klika hoxhiste, policia e saj sekrete te strukeshin ne bunkerin e historise dhe shqiptaret te kendonin ne rruget dhe sheshet e kryeqytetit dhe te qyteteve te tyre, kengen e lirise dhe te realizonin me rruge paqesore endrren e tyre te lirise. Ne 21 vite, Partia Demokratike e Shqiperise e deshmoi veten si parti e vlerave te paqes, tolerances, mirekuptimit. Ne keto 21 vite te jetes se saj politike, Partia e idealeve te dhjetorit dhe ne koherat me te veshtira te saj, kur anetaret, simpatizantet e saj u ekzekutuan nga falangat e krimit shteteror, qendroi e pamposhtur ne vlerat ne paqes, mirekuptimit, tolerances. Une jam sot ketu per te garantuar shqiptaret se Partia Demokratike ka qene dhe mbetet parti e hapur e dialogut, debatit, mirekuptimit, e respektit dhe e gatshme per kompromis ne interesin me te mire te vendit dhe te kombit.
***
Viti ’90-te nuk ishte vetem viti i themelimit te nje partie, por viti i nje mrekullie te vertete te Shqiperise. Diktatura hoxhiste kishte zhytur Shqiperine ne izolimin me te thelle, kishte rrethuar ate me tela me gjemba, kishte ngujuar kombin dhe vendin ne bunkerin e harreses njerezore. Ne shqiptaret erdhem ne dhjetorin e vitit ’90-te si kombi dhe vendi i nje izolimi qe nuk ishte njohur kurre me pare ne historine tone, si vendi dhe kombi qe sipas diktatorit paranojak nuk ishte as lindje, as perendim, por te gjitha keto nuk kishin arritur kurre te shuanin ne shpirtin e shqiptareve vokacionin e tyre perendimor, vetedijen me te thelle te identitetit dhe te perkatesise se tyre kulturore, perendimore. Ndaj dhe 21 vjet me pare, studentet , intelektualet, punonjesit e Tiranes mbushen sheshet e vendit nen moton “ E duam Shqiperine si Evropa”, duke faktuar keshtu se as izolimi me i thelle, as klonet dhe as telat me gjemba, as diktatura totalitare me barbare, nuk mund te ndanin nga trungu i familjes se vendeve perendimore, kombin tone, ne djepin e se ciles, ne lindem dhe u rritem ndofta nder me te paret. Partia Demokratike e Shqiperise shpalli para shqiptareve se hapja e vendit, miqesia me vendin e madh te lirise SHBA-te dhe vendet e tjera te lira te Evropes dhe te botes, integrimi vendit ne BE ishin objektiva madhore te programit te saj. Partia Demokratike e Shqiperise do te ishte forca e pare politike opozitare ne Evropen ish komuniste qe do te shpallte anetaresimin e vendit ne NATO, si nje nga objektivat me madhore te saj. Keto 21 vite jane vitet, ne te cilat ne u deshmuam shqiptareve dhe botes se kjo force politike eshte promotori i vertete i proceseve integruese evropiane, euroatlantike dhe boterore. Te gjitha aktet madhore te integrimit, keto dy dekada, jane direk te lidhura me qeverisjen e PD dhe koalicionin e saj. Keshtu, gjate viteve 92-96-te u arrit anetaresimi i plote i Shqiperise ne Keshillin e Evropes, nenshkrimi i marreveshjes te tregtise se lire me BE, nenshkrimi i Marreveshjes se Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atlantikut te Veriut dhe me rikthimin tone ne pushtet dhe ne vazhdim endrra evropiane dhe euroatlantike e shqiptareve po behen dhe u be realitet. Keshtu nga viti 2006 dhe ne vazhdim u firmos Marreveshja e Stabilizim-Asociimit me BE. Shqiperia, ne vitin 2008 mori ftesen per anetaresim ne NATO. Ne vitin 2009 Shqiperia u be anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut. Ne vitin 2009 u pranua kerkesa e saj per tu shqyrtuar dokumentet per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Ne vitin 2010 u pranuan pergjigjet e pyetesorit, u realizua heqja e vizave, levizja e lire e shqiptareve ne mbare Evropen. Partia Demokratike e Shqiperise vjen ne kete pervjetor me e vendosur se kurre per te bere gjithcka per integrimin e vendit ne BE. Ne besojme se ky proces i ben shqiptaret me te lire, me te begate, me te sigurt, eshte i parikthyeshem, eshte dhe do mbetet projekti i ketij shekulli per cdo shqiptar.
***
Viti 90-te eshte viti i mrekullise se madhe per te gjithe shqiptaret, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, diaspore dhe kudo ne bote, sepse ky vit, ky dhjetor i bardhe shenoi themelimin per here te pare te forces politike te interesit kombetar dhe ceshtjes kombetare shqiptare. Ne shqiptaret erdhem ne vitin ’90-te si nje komb i rrenuar nga skamja dhe mjerimi, shtypja dhe izolimi dhe nje komb i copetuar nga padrejtesite me te medha. Sot ne jemi te lire ne mbare Evropen dhe kudo qe jemi. Sot ne jemi te vendosur te ecim ne rrugen e integrimit per tu bashkuar me Evropen.
* Nga fjala e kryeministrit dhe kryetarit te Partise Demokratike mbajtur mbreme ne ceremonine festive per 21 vjetorin e themelimit te PD-se