Viti i ri akademik, paketa e plotë e masterave që propozohen për tetë fakultetet e UT-së
Jonida Tashi
Universiteti i Tiranës do të ofrojë për vitin e ardhshëm akademik plot 50 mastera të nivelit të dytë. Në krye të listës, për numrin më të lartë të programeve master i nivelit të dytë renditet Fakulteti i Mjekësisë, me 18 mastera të tillë. Ndërsa fill pas Mjekësisë për larminë e masterave vjen Drejtësia me Filologjikun. Aktualisht, fakultetet e Universitetit të Tiranës kanë përfunduar paketën e plotë të masterave që do të ofrojnë për vitin akademik 2009-2010.
Propozimet
Propozimet e tetë fakulteteve të Universitetit të Tiranës (UT) për ndjekjen e këtyre studimeve tashmë janë dorëzuar edhe në Rektoratin e këtij universiteti. Pas rishqyrtimit të bërë nga specialistët e kurrikulave në Universitetin e Tiranës, propozimet e fakulteteve për programet e studimit master i nivelit të parë dhe të dytë kanë marrë miratimin nga Senati i UT-së. Burime nga Universiteti i Tiranës bëjnë të ditur se pritet vetëm miratimi nga Ministria e Arsimit për propozimet e paraqitura nga fakultetet. Ndërkohë, nga lista e propozimeve të bëra vihet re se fakultetet e UT-së, do të ofrojnë një larmi masterash të nivelit të dytë vitin e ri akademik. Gjatë këtij viti akademik studimet master i nivelit të dytë në Universitetin e Tiranës u pezulluan për shkak të mosmiratimit të kuotave dhe tarifave nga qeveria.
Kriteret
Aplikimi përfshin disa kritere në përzgjedhjen e studentëve, ku një ndër kryesoret është edhe mesatarja mbi 8 e lëndëve që janë bërë në fakultet. Për të ndjekur një program studimi “Master i Nivelit të Dytë”, pranimi varet nga kreditet. Por një master të tillë mund ta vazhdojnë edhe studentët që janë diplomuar sipas sistemit akademik 4-vjeçar. Sipas ligjit për arsimin e lartë, për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë, si dhe të plotësojë standardet akademike të kritereve të pranimit të institucionit respektiv për këto programe studimi, të cilat bëhen publike para fillimit të pranimeve tё radhës në institucion. Kurse për të fituar një Diplomë të Masterit të Nivelit të Dytë (MND) studenti duhet të ketë grumbulluar të paktën 60 kredite. Programet e studimeve “Master i Nivelit të Dytë” u ofrojnë të diplomuarve, me një diplomë të nivelit të dytë, arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë shkencor ose profesional. Këto programe realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është minimumi një vit. Në përfundim të këtyre programeve të studimeve jepet diploma “Master i Nivelit të Dytë” (MND).
Master i Nivelit të Dytë
Në Universitetin e Tiranës kryhen studimet pasuniversitare Master (këtu janë përfshirë edhe masterat e drejtimet e sapomiratuara në Senatin akademik të UT-së) për fakultetet e mëposhtme. Në këtë listë do gjeni listën e fakulteteve për Masterin e Nivelit të Dytë (MND).
Fakulteti i Ekonomisë
MND në programin e studimit Administrim Biznesi
MND në programin e studimit Administrim Publik
MND në programin e studimit Financë
MND në programin e studimit Kontabilitet
MND në programin e studimit Marketing
MND në programin e studimit Studime Ekonomike Europiane
Fakulteti i Shkencave Sociale
MND në programin e studimit Kërkime në Edukim
MND në programin e studimit Kërkim Psikologjik Klinik
MND në programin e studimit Kërkim shkencor në Punë Sociale
Fakulteti i Infermierisë
MND në programin e studimit Infermier i përgjithshëm
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
MND në programin e studimit Gjeografi fizike dhe mjedisore
MND në programin e studimit Gjeografi humane dhe rregullim territori
MND në programin e studimit Studime letrare
MND në programin e studimit Shkencë e Bibliotekave
MND në programin e studimit Gjuhësi
MND në programin e studimit Histori
MND në programin e studimit Arkeologji
MND në programin e studimit Trashëgimi kulturore
MND në programin e studimit Marrëdhënie ndërkombëtare
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
MND në programin e studimit Shkenca gjuhësore
MND në programin e studimit Letërsi botërore
Fakuteti i Drejtësië
MND në programin e studimit Shkenca Juridike Civile
MND në programin e studimit Shkenca Penale
MND në programin e studimit Shkenca e së Drejtësi Publike
MND në programin e studimit EU Economic Laë
MND në programin e studimit E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane
MND në programin e studimit Sistemi i Qeverisjes Elektronike dhe Menaxhimi në Administratën Publike
Shkolla Pasuniversitare e Studimeve Europiane
MND në programin e studimit Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
MND në programin e studimit Politika dhe Qeverisja në Europë
MND në programin e studimit Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE
Fakulteti i Mjekësisë
MND në Studime të thelluara në metodat e studimit dhe diagnozës në Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore
MND në Studime të thelluara kërkimore/aplikative në fushën e Farmakologjisë, Fiziologjisë dhe Fiziopatologjisë
MND në Studime të thelluara në Mjekësinë Laboratorike
MND në Studime të thelluara në Imazherinë e Multislice CT dhe Rezonancë Magnetike
MND në Sëmundjet Kirurgjikale në drejtimet A. Kirurgji e përgjithshme & Onkologjike; B. Ortopedi – Traumatologji; C. Urologji; D. Kirurgji Vaskulare; E. Kirurgji torakale; F. Djegie – plastike; G. Anestezi – Reanimacion
MND në Korelacione morfogjike – funksionale – klinike të ndërtuara mbi bazën e koncepteve bashkëkohore të zhvillimit të Mjekësisë e Biologjisë
MND në Studime të thelluara në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve e çrregullimeve të sistemit nervor
MND në Studime të thelluara në obstetrike-gjinekologji
MND në Depistimi i patologjive okulare refraktare në moshat para dhe pas shkollore, incidenca dhe prevalenca e hyperopisë, miopisë, astigmatizimit dhe ambliopisë. Kartelizimi i fëmijëve me këto patologji, trajtimi i ambliopisë
MND në Studime të thelluara në otorinolaringologji
MND në Studime të thelluara në diagnozën, mjekimin dhe parandalimin e infeksioneve në pediatri
MND në Studime të thelluara në sëmundjet e brendshme
MND në Studime në kontrollin e sëmundjeve infektive
MND në Studime në kontrollin e sëmundjeve dermatologjike
MND në Shëndet Publik
MND në Menaxhim Shëndetësor
MND në Studime të thelluara në fushën e patologjive të aparatit oro- maksilo-facial
MND në Studime të thelluara në Shkencat Farmaceutike
Master i Nivelit të Parë
Në këtë listë do gjeni listën e fakulteteve për Masterin e Nivelit të Parë (MNP)
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në gjuhën angleze
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në gjuhën frënge
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në gjuhën gjermane
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në gjuhën italiane
Fakulteti i Shkencave Natyrore
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Kimi
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Biologji
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Fizikë
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Matematikë
MNP në programin e studimit Teknologji Informacioni
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Gjuhë-Letërsi
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Histori
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Gjeografi
Fakulteti i Shkencave Sociale
MNP në programin e studimit Mësuesi, për arsimin e mesëm në Shkenca Sociale
Fakulteti i Infermierisë
MNP në programin e studimit Menaxhim Infermieror
MNP në programin e studimit Mami
MNP në programin e studimit Teknik laboratori
1 Maj 2009