E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti kroat shpallet “Qytetar Nderi i Prishtinës”

PRISHTINE- Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç është shpallur qytetar nderi në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë për mbështetjen e tij ndaj vendit ballkanik. Kuvendi i Kosovës vendosi që këtë dhuratë nderi do t´ja japë presidentit kroat Mesic, më 8 janar të vitit të ardhshëm gjatë vizitës që ai do të bëjë në Kosovë. Mesic përfundon mandatin e tij të dytë, të presidentit të Kroacisë në muajin shkurt. Në përgjigje të këtij nderi, ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, e akuzoi presidentin Mesic se po ndërhynte në punët e brendshme të Serbisë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit të kaluar. Kroacia ishte njëra prej vendeve te para që njohu pavarësinë e Kosovës, një muaj më vonë. Në qershor të vitit 2008 Kroacia dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Presidenti Mesic ka thënë se mbështetja e Kroacisë për pavarësinë e Kosovës është njohje e një realiteti të ri në Evropën Juglindore.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›