Duam rrugë, nuk do të shkojmë në votime
25/03/2009 Protestojnë 1000 banorët e komunës Portëz në aksin Fier-Ballsh
Fermerët ankohen se prodhojnë shumë, por u kalbet në arë
FIER- Rreth 1000 banorë që u përkasin 4 fshatrave Mbyet, Lalar, Plyk dhe Gjorgoz të komunës Portëz në Fier, kanë protestuar paraditen e djeshme në aksin rrugor Fier-Ballsh me parulla dhe thirrje për rikonstruksion të rrugëve që të çojnë në fshatrat e tyre. Sipas banorëve, rruga e amortizuar e këtyre fshatrave, që lidh me qendrën e komunës edhe Fierin, është bërë pengesë shumë e madhe për zhvillimin normal të jetës së tyre. Sipas banorëve, shkak i kësaj proteste është bërë gjendja e rënduar e akseve rrugore që nuk janë më shumë se 9 km që i lidh këto fshatra me pjesën urbane dhe prefekturës Fier. Sipas banorëve, këto akse prej vitesh janë krejt të amortizuara me gropa të mëdha që nuk ecin dot as këmbësorët dhe jo më mjetet. Sipas banorëve, në çdo fushatë elektorale ata kanë marrë premtime të shumta, por asnjëherë përmirësime rrugore. Kjo zonë është tepër e njohur për prodhime të shumta bujqësore dhe sidomos për kultivimin e serave. Prodhimet e tyre bujqësore nuk arrijnë të shkojnë asnjëherë në tregun e qytetit për shkak të gjendjes së saj të rënduar. Kjo ka sjellë edhe dëmtim ekonomik të rreth 14 mijë banorëve të këtyre fshatrave. Të indinjuar ata shprehen se nuk do të pushojnë së protestuari deri në mbajtjen e premtimeve nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre si nga ana e deputetëve të zonës, ashtu edhe të krerëve të komunës Portëz. “Duam mbështetje të plotë edhe nga kreu i komunës edhe nga këshilli i komunës Portëz”,- pohon Rrapi Dhami banor i fshatit Plyk. Ku e gjen kurajën ai kandidat që do të ngrejë gjithë këtë popull për të votuar? Si mund të vejë ky popull të votojë kur nuk ka rrugë të shkojë në spital, kur nuk ka rrugë të shkojë në shkollë fëmija, kur nuk ka rrugë, por udhëton gjatë në shi. Votat i duan, vijnë për to ndërsa për rrugët jo”. Banorët e kësaj zone janë tepër punëtorë dhe se në ara prodhojnë rreth 4000 fidanë perime në vit, grurë, misër, perime janë njerëz punëtorë. Burra e gra ngrihen që në 4 të mëngjesit dhe punojnë. Por punojnë kot, se gratë i marrin prodhimet në krahë dhe shkojnë në tregun e qytetit me këmbë. “Të vënë dorë, thonë banorët, sepse jemi të masakruar për rrugë”. “Unë kam prodhuar vjet 1500 ton shalqi, thotë një fermer, dhe nuk më shitet malli se nuk ka rrugë dhe nuk më vjen tregtari”. Në fillim të muajit maj të vitit 2005 në këtë segment rrugor kanë filluar investimet për rikonstruksionin e tij, por pas përfundimit të zgjedhjeve ai u la në harresë. Banorët pohojnë se jo vetëm nuk do të marrin pjesë në votime, por nëse rruga nuk do të rikonstruktohet, ata do të bllokojnë rrugën nacionale Fier-Ballsh, linjën hekurudhore të trenit të mallrave, për të mos lejuar dhe bojkotuar qendrat e votimit.