Demokratët: Do kërkojmë shkarkimin e kryebashkiakut
Autori i Lajmit: Redaksia
Qeveritarët e Partisë Demokratike kërcënojnë me kërkesë për shkarkim nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Zëvendësministri i Mjedisit, Taulant Bino, citoi ligjin e saj organik sipas të cilit akti i hedhjes së plehrave në qytet është i dënueshëm dhe se sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, kryetari shkarkohet kur nuk i bindet Kushtetutës dhe ligjeve. Akuzave kundër vendorëve iu bashkua dhe deputeti demokrat, Lefter Maliqi i cili duke kujtuar punën e tij si drejtues i pushteti vendor pohoi se vetëm me të ardhurat kishte dyfishuar fuqinë punëtore madje kishte dhënë dhe bursa për studentë. “Prandaj protesta e djeshme e opozitës nuk ka të bëjë me cenim të autonomisë vendore, por vetëm me qëllime politike personale të Ramës i cili kërkon të abuzojë me taksat e qytetarëve duke kërkuar fonde shtesë për tualete portative dhe çadra, qofte e pije protestash, destabilizuese për rendin kushtetues”, - theksoi Maliqi. Sipas tij, kupola e mafies së ndërtimit po kalon nga njeh çështje në tjetrën. “Mos të mburret ky dashnor i gjuhës shqipe sepse është mëkatar i ndjenjës njerëzore, duke lënduar nëna, gra e motra shqiptare. Zoti Rama, nuk rrezikohet demokracia dhe vlerat e saj nga “ibriku i salepit” që valon në zyrat e PS. Nga Bare i krimit të organizuar dje Rama u shfaq duke fyer forcat e rendit dhe si magazinier i plehrave të Partisë socialiste, Bare numër 2 !”, - theksoi Maliqi. Ai ka shtuar më tej se tashmë ka kaluar koha e vitit 97 kur kriminelët u sulën kundër institucioneve. “Ka ikur një herë e mirë koha e 1997, koha kur Gjinushët dhe Çaushët , Dadet dhe Baret, Ruçët dhe Mezanët, Kullat dhe Kateshët, u turrën kundër institucioneve të shtetit, duke djegur e shkatërruar gjithçka. Atje ku e kanë vendin qeset e tua të zeza, atje do të jetë dhe fundi yt politik!”, - nënvizoi Maliqi.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009