Shalsi: Berisha po cenon demokracinë vendore në Shqipëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Duke firmosur Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore në vitin 1999, e cila menjëherë u shoqërua me hartimin dhe miratimin e ligjit organik për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor, Shqipëria i hapi rrugën fillimit të një procesi shumë të rëndësishëm, që tashmë njihet si reforma e Decentralizimit, dhe që synon një zhvillim të qëndrueshëm të sistemit demokratik, rritjen e eficencës dhe efektivitetit qeverisës, krijimin e një baze më të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik dhe të një qeverisje më transparente, duke siguruar edhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrjen dhe administrimin e resurseve vendore. Kështu theksoi deputeti Eduard Shalsi duke kundërshtuar në këtë mënyrë qëndrimin e Berishës kundër vendorëve. Sipas tij që kur erdhi në pushtet Berisha u lëshua me një mllef drejt pushtetit vendor duke u përpjekur në mënyrë sistematike të uzurpojë kompetencat e bashkive dhe të atrofizojë burimet e të ardhurave, dukë ndërhyrë herë me akte normative dhe herë me ligje në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe parimet e Kartës Evropiane. “Që kur erdhi në pushtet Sali Berisha nuk mund të pranonte refuzimin e vazhdueshëm që qytetarët e këtij vendi i kishin bërë atij dhe kandidaturave të tij në zgjedhjet vendore, ndaj nuk rreshti luftën kundër pushtetit vendor duke u përpjekur vazhdimisht të pengojë, të bllokojë dhe të sabotojë punët publike me qëllimin e vetëm, armiqësimin e qytetarëve me të zgjedhurit e tyre vendor”, - u shpreh ai. Ligjvënësi socialist shtoi më tej se Kryeministri jo vetëm që nuk bëri asnjë gjë për të vazhduar reformat në sistemin e qeverisjes vendore, por përkundrazi shkeli dhe vazhdon të dhunojë demokracinë vendore në Shqipëri, duke dështuar në të njëjtën kohë të reformojë bazën legjislative vendore, duke mos u konsultuar për asnjë rast gjatë ndryshimit të ligjeve me aktorët vendore, duke injoruar krejtësisht edhe rekomandimet e nëntorit të vitit 2006.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009