Xhaçka:Berisha urdhëroi dhunimin e grave të pushtetit vendor
Autori i Lajmit: Redaksia
Dhuna kundër grave është përdorur përsëri si një armë politike për të akuzuar kundërshtarët por këtë herë jo nga Partia Demokratike por nga Partia Socialiste. Deputetja e selisë rozë, Olta Xhaçka pohoi dje se Sali Berisha dhe Jozefina Topalli prej kohësh flasin për dhunën ndaj grave dhe organizojnë konferenca për të sensibilizuar gratë ndaj dhunës por nga ana tjetër Kryeministri gjatë protestës vë vendorëve, dha provën më të qartë se retorika e tij për dhunën ndaj grave është vetëm teatri i tij i radhës. “Dje Sali Berisha urdhëroi policinë të bënte të kundërtën e asaj që predikon prej ditësh”, - tha Xhaçka sipas së cilës Sali Berisha urdhëroi policinë të ushtronte dhunë mbi gratë dhe vajzat punonjëse të pushtetit vendor, qytetaret e Tiranës, që protestonin paqësisht për të drejtat e tyre. “Sali Berisha nuk ndalet përpara asgjëje për të mbrojtur pushtetin e tij ilegjitim. Ndaj ne i themi sot Sali Berishës: hap kutitë ose largohu”, - tha Xhaçka.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009