PS thirrje Policisë: Mos zbatoni urdhrat politike
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputeti Ilir Gjoni ka përcjellë dje shqetësimin se Sali Berisha dhe klani i tij po keqpërdorin një prej institucioneve më të rëndësishme, Policinë e Shtetit. “Me urdhrat qartësisht politike ndaj Policisë së Shtetit e cila funksion të vetëm ka ruajtjen e rendit publik, Berisha po na rikthen në një periudhë të hidhur si ajo e para mbi dhjetë viteve kur ai urdhëronte policinë dhe strukturat e sigurisë që të godisnin popullin për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të korruptuar e mafioz”, - tha dje Gjoni. Por sipas tij në harkun kohor të një muaji, Berisha, i mbërthyer nga paniku, përmes urdhrave të zbatuar nga disa prej besnikëve të tij politikë në krye të Policisë së Shtetit e kanë detyruar këtë strukturë të ndërmarrë një seri veprimesh antiligjore, antikushtetuese e antipopullore në disa raste dhe qesharake, siç ka qenë përplasja e Policisë së Shtetit me Policinë Tatimore në rastin e ARMO-s, përplasja e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake në Tiranë, përplasja e Policisë së Shtetit me banorët e Orikumit, ndalimi qesharak që policia i bëri punonjësve të ndërmarrjes komunale në Komisariatin e Kombinatit apo ndërhyrja e policisë në protestën e vendorëve. Gjoni i bëri thirrje Policisë së Shtetit të ruajë neutralitetin politik, të sigurojë autonominë strukturore dhe të jetë në funksion të shtetit e qytetarëve e jo të pushtetit. “Partia Socialiste u bën thirrje të gjithë oficerëve të ndershëm e profesionistë të Policisë të refuzojnë tu binden urdhrave të disa drejtuesve që janë vegël e njohur e Sali Berishës, ish badigardë të tij apo militantë të eksituar të cilët me veprimet apo deklaratat prej të forti, besnikërinë ndaj partisë në pushtet e kanë kthyer në kriterin e vetëm të punës dhe promovimit të tyre”, - tha ai. Gjoni shtoi se Policia e Shtetit ka kaluar përmes provash të rënda duke u përleshur me krimin dhe rrënimin e shtetit të shkaktuar nga Sali Berisha në 1997-1998 e 2000 duke sakrifikuar jetën e mbi 200 heronjve nga radhët e saj në përpjekje për tu strukturuar si një forcë profesionale, serioze e ligjore në shërbim të qytetarëve. Ai pohoi se PS do të denoncojë ashpër dhe nuk do të lejojë që askush të keqpërdorë Policinë e Shtetit për interesat e Familjes.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009