Hague: Britania përkrah ambiciet e Kosovës
PRISHTINE – “Britania e Madhe mbetet përkrahëse e përkushtuar e ambicieve të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO”, thuhet në letrën e Sekretarit të Jashtëm Britanik, William Hague në përgjigje të letrës së urimit që Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i kishte dërguar me rastin e emërimit në postin e Sekretarit të Jashtëm.
Pa ngurruar, Sekretari i Jashtëm Britanik Williem Hague, i ka shkruar Ministrit Hyseni, duke e siguruar atë për angazhimin e vazhdueshëm në përkrahje të Republikës së Kosovës. Gjatë muajve të ardhshëm do të shohim mundësi të mëdha për të konsoliduar më tej pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare, - thuhet mes tjerash në letër, për të vazhduar me zotimin se, "Britania e Madhe mbetet përkrahëse e përkushtuar e ambicieve të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO. Argumentet më të fuqishme për këtë vijnë nga dëshmimi i Kosovës në zbatimin e masave që ju sjellin më afër standardeve të BE së. Ju inkurajoj që të mbani përqendrimin tuaj në sigurimin e vlerësimit pozitiv në raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili do të vijë në vjeshtë".
Hague shkruan më tej se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për shtimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe për të përkrahur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare siç është BERZH-i.
(d.b/BalkanWeb)